MC Networking

Çani: Meta dhe Berisha u dolën kundër amerikanëve dhe tani përballen me pasojat

Gazetari Arjan Çani thotë se tendencat herë pas here sovraniste të Ilir Metës dhe Sali Berishës në raport me SHBA-të, kanë sjellë edhe dy zhvillimet e fundit lidhur me ta. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Çani tha se Meta dhe Berisha nuk janë antiamerikanë, por herë pas here kanë bërë rezistencë.  

Meta njësoj si Saliu, u munduan të krijojnë në Shqipëri një lloj politike sovraniste. Për herë të parë, shfaqën tendenca të një lideri sovranist. Kjo gjë në Europë dhe në Amerikë është fare e natyrshme. A do të ketë Shqipëria një parti sovraniste. A ka njeri këllqe ta bëjë këtë gjë”? Këta që tentuan, po ikin. Ilir Meta dhe Sali Berisha mund ta kishin mirë me amerikanët nëse do të ulnin kokën, këta u kanë dalë kundër. Meta ka pasur vite të tëra fërkime me Donald Lunë. Nuk janë antiamerikanë. Por duan të bëjnë rezistencë herë pas here. Ja ku përfunduan, njëri është non grata, tjetri pritet të shpallet”, tha ai.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Çani: Meta dhe Berisha u dolën kundër amerikanëve dhe tani përballen me pasojat | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.