MC Networking

13 vota në gjithë Shqipërinë, Jenisheri tregon arsyet e vërteta të këtij rezultati

Selami Jenisheri kryetari i partisë së pensionistëve të Shqipërisë doli me 13 vota nga zgjedhjet e 25 prillit. I pyetur nga gazetari Ylli Rakipi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV lidhur me këtë rezultat, Jenisheri tha se mungesa e votës së emigrantëve ka qenë një nga arsyet e këtij rezultati.

Siç u shpreh ai emigrantët nga vende të ndryshme kishin deklaruar se nuk do të votonin për PD, PS dhe LSI-në dhe kjo qe sipas tij arsyeja se përse vota e tyre u bë e pamundur.

“Duke qenë se anëtarët e Partia për bashkim popullor e pensionistëve shqiptar janë edhe të rinj, nipër dhe mbesa të pensionistëve. Taulant Balla tha në parlament se emigrantët nuk do votonin. Unë i thash se kjo i bën zgjedhjet antikushtetuese. E kam bërë problem dhe i kam thënë që nëse nuk janë në gjendje të shtyjnë zgjedhjet, por ra në vesh të shurdhër. Ne vazhduam fushatën dhe ne na lindi detyrimi ligjor nga neni 24 për votën e emigrantëve në bazë të kodit. Ne nuk mund ta dimë se sa vota do të merrnim nëse do votonin emigrantët. Emigrantëve nuk mund t’ua blesh votat si pensionistëve. Ata nuk votojnë për PD, PS dhe LSI-në. Ata jetojnë në shtete demokratike ata e kanë nxjerrë jashtë. Kur e kanë parë këtë ata kanë bërë të pamundur votën e emigrantëve”, tha Jenisheri.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
13 vota në gjithë Shqipërinë, Jenisheri tregon arsyet e vërteta të këtij rezultati | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.