MC Networking

Michael Corleone në filmat “The Godfather”, karakteri më i mirë i të gjitha kohërave

Nga Jason Hellerman

Unë pashë filmin Kumbari për herë të parë kur isha 13-vjeç, e shkarkova sepse ishte një film mafioz i vlerësuar në R dhe kuptova se ishte ëndrra e çdo 13-vjeçari. Unë e trajtova me një vëzhgim të thellë, duke filluar nga marrëveshja e familjeve dhe ndoshta dhe si filmi më i madh i bërë ndonjëherë.

Që atëherë unë jam bërë një tifoz i madh i filmit Kumbari. Jo lloji i tifozëve që var postera në dhomën e tij dhe që bën një tatuazh, por jam ai lloj që i pëlqen të kursejë disa para dhe ti harxhojë 20 dollarë për një shishe verë të Coppola.  Pra një adhurues i nivelit normal të filmit.

Pasi ri pashë së fundmi trilogjinë, ndihem mirë duke thënë se mendoj se protagonisti i serialit është personazhi më i shkruar i të gjitha kohërave.

Shihni këtë video nga “Just an observation” dhe le të flasim më pas.

Aktrimi I Michael Corleone në tre filmat e Kumbarit dëshmojnë se ai është karakteri me i mirë i të gjitha kohërave.

Është mjaft e vështirë të për të interpretuar një karakter në një film, por akoma dhe më e vështirë që vazhdimisht të ndryshoni atë në tre filmat.

Kur Francis Ford Coppola u ul për të shkruar filmin origjinal “Godfather” me Mario Puzo, ai kurrë nuk e dinte se ku do të shkonte historia. Ai kishte librin origjinal për të punuar, por ai nuk planifikoi që do të viheshin në jetë të tre filmat.

Unë mendoj se ky është fakti i rëndësishëm që duhet të marrim parasysh kur shikojmë këtë karakter. Filmi i parë siguroi themelin, i dyti na dha atë që ai mendoi se do të ishte finale, por dhe i treti gjithashtu tregoi fundin e familjes.

Mos kaloni orë të tëra duke shkruar tre filma, por shkruani një të shkëlqyeshëm dhe më pas ndërto të tjerët.

Le të shohim çdo film dhe të kuptojmë evoluimin e Michael si person.

Kumbari I

Në filmin e parë, Michael Corleone prezantohet veçmas nga familja e tij. Ai i pranon hapur të dashurës së tij, Kay, se familja e tij është pjesë e mafies, por nuk është ai. Ky dallim i rëndësishëm është pse ajo bie në dashuri me të dhe rri me të. Familja e Michael është e pasur, dhe Michael korr përfitimet pa i ndotur kurrë duart. Babai i tij, Vito, ka plane që ai të jetë ndoshta një senator një ditë. 

Por Michael është kthyer sërish në familje pasi babai i tij është vrarë. Ai duhet të mos lëkundet dhe të vrasë dy persona dhe të largohet për në Itali. Ndërsa ndodhet në Itali ai e sheh që emri i tij e ndjek pavarësisht se ku shkon.

Ai gjithmonë do të jetë një Corleone dhe dhuna do ta shoqërojnë në mënyrë të pashmangshme. Karakteri i Michael në filmin e parë jo vetëm që po shkon në një anë të errët, por edhe do të bëhet një udhëheqës që vëllezërit e tij nuk do të ishin kurrë. Ai u bë një njeri i gatshëm të ndjekë traditën e familjes dhe të menaxhojë sipërmarrjet e mëdha.

Në fund të filmit, Michael organizon vrasjen e pesë familjeve të tjera duke marrë në dorë New Yourk-un dhe duke u forcuar si kryetar i familjes më të fuqishme të krimit në qytet. Kjo ndryshon nga kush është ai si person. Ai u kthye në një djalë që i premtoi Kayt se nuk do të bëhej kurrë. Nga një person i distancuar nga familja e tij, ai u bë udhëheqësi i tij.

Kumbari II

Kur erdhi koha për filmin e dytë në trilogji, Coppola duhej të kuptonte se ku ta çonte Michaelin. Ju nuk mund të shkoni prapa dhe ta nxirrni nga familja. Ai ka Kayn, ai ka para, ku ka mbetur të shkojë? Siç përmend Kay në fillim të filmit, Michael i premtoi asaj se familja Corleone do të ishte e ligjshme për pesë vjet. Kanë kaluar shtatë vjet dhe ai fund nuk duket askund. 

Në filmin e dytë, personazhi i Michael është shumë më pak i përcaktuar se i pari. Unë mendoj se është më shumë një studim i karakterit se çfarë do të thotë ideja e "familjes". Në filmin e parë, pamë që Vito Corleone përcakton drejtuesin e ri të familjes. Në këtë film, Michael po humbet familjen e tij. Fredo i është kthyer kundër, Connie e dëshiron atë vetëm për para, dhe Kay abortoi djalin e tij për t'u siguruar që kjo trashëgimi mafioze mbaron me Michael. 

Kjo është barra që mban Michael. Nëse në filmin e parë ai ishte një njeri që I kishte të gjitha. Në fillim të filmit të dytë ai bëhet një njeri që ruan kontrollin mbi të tjerët.

Kjo do të thotë marrja e kujdestarisë së fëmijëve dhe largimi i Kayt larg. Do të thotë të vrasësh Fredon në mënyrë që të mos shohësh shpinën e tij të kthyer. Dhe kjo do të thotë të mbash armiqtë afër derisa ti vrasësh.

Në këtë fazë shohim një ndryshim të karakterit të Michael. Ai bëhet një hakmarrës, diçka më shumë se babai I tij mund të imagjinonte ndonjëherë, më I fuqishëm dhe I pasur. Por gjithsesi Michael kupton se asnjë gjë nga këto nuk mund të blejë lumturinë.  

Në fund të këtij filmi ai jo vetëm që largon Kayn nga jeta e tij, por I mbyll derën të gjithë familjes së tij. Ai dëshmon se në këtë “luftë” është I vetëm dhe kjo është mënyra e vetme që mbiemri Corleone të mbijetojë.

Kumbari III

Coppola u kthye tek “The Godfather” në vitet 1990 në kërkim të një hiti. Ai kishte eksperimentuar shumë në vitet '80 dhe kishte shumë nevojë për një film të madh.

Për mua, ky film do të jetë gjithmonë "çfarë nëse" i serialit. Po sikur Paramount të paguante kuotën e Robert Duvall? Po sikur Winona Ryder të mos braktiste shkollën? Sidoqoftë, filmi ndodhi. I titulluar fillimisht Vdekja e Michael Corleone , ky është fundi i sagës. 

Kjo është historia e kthimit mbrapsht. Michael korr atë që ka mbjellë për vite e vite me radhë. 

"Fuqia për të hequr borxhin është më e madhe se fuqia e faljes", vëren Michael. 

Ky film e ka vetëm atë në të. Ai tani është kumbari i vetëm në këtë botë, pa Viton si kujtim apo një njeri që ta ekuilibrojë atë. Michael ka hyrë në rolin e tij, duke drejtuar me sa duket një familje legjitime. Kisha Katolike i dhuron një çmim dhe ai më në fund mendon se mund të tërhiqet nga bizneset.

Siç e pranon Michael hapur, mund të mos ketë asnjë shans për legjitimitet. 

"Sa më lart të shkoj, aq më keq bëhet."

Në këtë kapitull të fundit cinik, Michael zbulon se nuk ka fund të lumtur për askënd. Mafia është thjesht krim i organizuar, por pjesa tjetër e botës, madje edhe Vatikani, është i fiksuar me parat dhe pushtetin. Kur ai i tha Keit se familja do të bëhej e ligjshme, ai nuk e parashikoi që askush në botë nuk ishte i ligjshëm. 

Dhe ndërsa Michael e çmon vajzën e tij dhe e sheh atë të joshur drejt kësaj jete, ai ka frikë se ai nuk ka shijuar të vetmet gjëra që kanë rëndësi - familjen. Dhe kur vrasësit vijnë për të dhe ia marrin të vetmen gjë që ai kishte lënë larg tij kësaj jete. Michael do të preferonte të vdiste sesa të vuante pa një familje, dhe tani ai është dënuar ta bëjë këtë për pjesën tjetër të ditëve të tij. 

Në fund të prerjes origjinale, Michael rri i vetëm. Ai ka paguar të gjitha borxhet e familjes me gjak dhe para, por nuk i ka mbetur asnjë nga familja. Ai është I vetëm. Edhe babai i tij vdiq duke ndjekur gjyshërit. Ai vdes në një karrige, duke shikuar larg. Vetëm. 

Ajo që filloi në një tryezë plot me vëllezërit e motrat e tij, duke pritur ditëlindjen e babait të tij, tani është një burrë që vdes i vetëm. Ai është i fuqishëm, është i pasur, por nuk ka asgjë.  

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Michael Corleone në filmat “The Godfather”, karakteri më i mirë i të gjitha kohërave | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.