MC Networking

Humbja e zgjedhjeve më 25 prill, jep dorëheqjen sekretari organizativ i PD Sahit Dollapi

Kur kanë kaluar 2 javë pasi Partia Demokratike humbi zgjedhjet e 25 prillit 2021, vjen dhe dorëheqja e parë nga radhët e selisë blu.

Burime bëjnë me dije se Sahit Dollapi, sekretari Organizativ i kampit blu ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pas debateve të brendshme në PD dhe diskutimeve për gabimet e PD në fushatë.

Sahit Dollapi e mbante këtë post prej vitesh në Partinë Demokratike. Ai u vu në qendër të aksionit opozitar në pranverën e vitit 2019, kohë kur Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar dolën nga parlamenti për t’ju drejtuar qytetarëve me protesta masive.

Ai u dhunua nga policia gjatë hedhjes së shashkave dhe molotovëve pasi refuzoi të hiqte maskën kundra gaz. Më herët, në kohën kur PD ishte në qeveri, Dollapi ka drejtuar CEZ.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Humbja e zgjedhjeve më 25 prill, jep dorëheqjen sekretari organizativ i PD Sahit Dollapi | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.