MC Networking

Meta thirrje të gjithë shqiptarëve: Me në krye Presidentin do të mbrojmë votat (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta sot gjatë një konference të jashtëzakonshme për media, paralajmëroi kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashin se do të përfundojë në burg.

 Ky paralajmërim, sipas kreut të shtetit, nuk ka lidhje me incidentin e sotëm në Fier mes LSI dhe policisë bashkiake, por me shkelje të tjera që ai ka bërë.

 “Kryetari i Bashkisë së Fierit do të shkojë në burg për shkelje shumë të rënda që ka bërë, jo vetëm për këto gjërat e vogla. Hiqini banderolat tuaja derisa të mbarojë mitingu i Rilindjes dhe pastaj vendosini sërish, nuk është ky problemi më i madh që ka Fieri. I di Fieri problemet e kryebashkiakut dhe do t’i gjykojë dhe ndëshkojë me një votë plebishitare dhe do t’ju përkrahë juve.”

Presidenti Meta ka bërë thirrje shumë të ashpër sot, si reagim pas përplasjes në Fier. 

"Burrat e gratë e Mallakastrës ti mprehin sfurqet e sëpatat se po u prek një votë e vetme kështu do bëjë gjithë Fieri dhe Shqipëria me në krye Presidentin.  Ata duan të krijojnë idenë, sicc bënë në Elbasan dhe të krijohet ideja se LSI me porosi të Presidentit të krijojë probleme. Ne e dimë shumë mirë se nga vijnë këto probleme", tha Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta i tha poashtu kryeministrit Edi Rama se nëse më 25 prill PS fiton 71 mandate në rrugë të ndershme, do t’i japë edhe Presidencën.

Meta e paralajmëroi shefin e qeverisë se nëse preken votat, duhet të gjejë vend ku të futet.

 “Dua t’i them edhe një herë kryelindasit, shumë mirë bëre që pas ulërimave të mia arrestove tre rrugaçët në Kavajë. Më akuzove mua se nxis dhunën në Kavajë, ndërkohë që i dërgove ti dhe shtabi yt. Unë nuk kam asnjë lidhje me asnjë nga këta. Këta i nxit Edi Rama. Këta nuk kanë vajtur për motive të dobëta, t’i lërë policia këto lojëra. Asnjeri që do të përfshihet në krim zgjedhor, nuk do të ketë më vend në administratën e Shqipërisë, pas 25 prillit. Ta kenë të qartë. Policia të bëjë detyrën, do të çoj edhe një listë me emra në kërkim. Nuk dua më jo një pikë gjaku të shqiptarëve të derdhet për zgjedhje, por nuk dua asnjë pikë loti. Secili të votojë sipas mendimit të tij. Nëse edi Rama merr 71 mandate në mënyrë të ndershme, do t’i jap edhe mandatin e Presidentit. Nëse prek një votë, Edi Rama nuk do të gjejë vrimë ku të futet.” 

Sipas presidentit Ilir Meta, Klima brenda Partisë Socialiste është e tensionuar, sepse kandidatët socialistë po luftojnë me njëri-tjetrin për vota.

Meta deklaroi se po tentohet që komisionerëve t’u mbushet mendja që të tolerojnë vota për emrat e atyre që janë të pasigurtë në lista.

“Brenda PS kandidatët kanë filluar luftë për të marrë votat e njëri-tjetrit sepse e dinë se zhvendosja e emrave në listë ka qenë për qëllime të tjera, po përpiqen për të kapur komisionerët që të tolerojnë kur të numërohen votat.”

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top