MC Networking

Automjeti del nga rruga në Divjakë, ndërron jetë pasagjerja (VIDEO)

Aksident me pasojë  një person të vdekur dhe dy të plagosur është regjistruar paraditen e sotme në Divjakë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:25 në rrugën e plazhit, ku një makinë tip “Audi” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 19-vjeçarja E.M., e cila udhëtonte si pasagjere, ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi i saj V.H., dhe një tjetër pasagjer në mjet ende i paidentifikuar.

 Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lushnjes dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia e cila ka shkuar në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Automjeti del nga rruga në Divjakë, ndërron jetë pasagjerja (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.