MC Networking

Negociatat për Shqipërinë/ Gjipali: Bindja e vendeve anëtare, mision i vështirë (VIDEO)

Shqipëria humbi një tjetër shans për të arritur uljen e parë në tryezën e negociatave me BE. Lidhur me këtë temë, pëmes Skype, për TvT, drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri, Gledis Gjipali, u shpreh se Shqipëria ka ende shumë detyrë të paplotësuara që e penalizojnë.

” Ka dy shkaqe, por nëse i analizojmë, shohim se sa i takon frontit të brendshëm, ne ende nuk kemi punë për të bërë, 100 për qind të kushteve të paplotësuara siç është Gjykata Kushtetuese dhe ligjet sa i takon reformës zgjedhore, gjithashtu pastaj nga një anë është bllokimi i Bullgarisë që i bën Maqedonisë si edhe disa vende më spektike për Shqipërinë, pra ky kompleks faktorësh të jashtëm dhe të brendhshëm që na bëjnë më pak optimistë për një vendim këtë vit”.  

Lidhur me raportimet e disa mediave të huaja, se ka tre skenare të Presidencës gjermane për zgjerimin, mes tyre, edhe miratimi vetëm për Shqipërtinë i kuadrit negociues, Gjipali thotë se megjithëse ka ende një hapësirë ku mund të lobohet nga vendet anëtare deri në mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Evropian, prapë sipas tij, gjasat janë të vogla dhe skeptike për bindjen e anëtarëve.

“Deri në mbledhjen e Këshillit Evropian ka hapësirë për të lobuar nëpërmjet vendeve anëtare, si p.sh. Gjermania është mbështetëse e  fortë e Shqipërisë dhe ka mundësi të ketë një lobim dhe zhbllokim, por prapë gjasat janë të vogla, sepse dje nuk u përmend çështja e zgjerimit dhe gjithashtu vetoja bullgare nëse mundet të shmanget për MV, por nuk do të thotë që Shqipëria do të ketë mundësi të futet tani. Pra, ka spekticizëm sepse ka pengesa për disa skenarë optimist”.

Gjipali thotë se PE si një institucion që ndihmon në integrimin evropian, për Shqipërinë duhet të jetë një aleat shumë i fortë dhe avokat mbrojtës për Shqipërinë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Negociatat për Shqipërinë/ Gjipali: Bindja e vendeve anëtare, mision i vështirë (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.