MC Networking

Vetëvrasja e së resë pas daljes së fotos intime, familjarët: E vranë (VIDEO)

Halla e viktimes

Gazetari Besmir Pula jep detaje të reja lidhur me ngjarjen ku një 27-vjeçare i dha fund jetës në rrugën “Teuta” në zonën e Kamzës, pas publikimit të një fotografie intime të saj.

Për MCN Live, gazetari tha se fillimisht ngjarja është raportuar si vetëvrasje, por pas hetimeve më të thelluara ka rezultuar se i ka dhënë fund jetës pas publikimit në rrjetin social TikTok të një fotografie, po ashtu me një personazh tjetër që kishte njohur në TikTok.

Bëhet fjalë për një personazh viral në TikTok. Burime nga komisariati nr.5 në Kamëz, bëjnë të ditur se për foton gjysmë zhveshur ku Altin Çoku shihet me 27-vjeçaren, 39-vjeçari ka deklaruar në polici se nuk e ka shpërndarë ai foton, por shokët e tij, policia ka marrë deklarimet e 6 shokëve të tij.

Grupi hetimor dyshon se foton e ka shpërndarë 39-vjeçari, fotoja ka bërë që 37-vjeçari të kryejë një ngjarje të rëndë.

E reja ishte në proces divorci dhe kishte një fëmijë, ndërkohë që bashkëshorti i saj kishte dhe një fëmijë.

Ne kemi folur me dajën e 27-vjeçares dhe hallën e saj.

Daja akuzon drejtpërdrejtë 39-vjeçarin si personin që ka shkaktuar stresin te mbesa e tij dhe më pas ajo ka vendosur të hodhët nga godina.

Akuzat shkojnë më tej nga halla që e sheh ngjarjen si vrasje të bërë nga 39-vjeçari.

Ngjarja është referuar në Prokurori për veprën penale “Shkaktim i vetëvrasjes”.

Daja i saj ka thënë për MCN TV se mbesa e tij ka jetuar në Kosovë dhe ka një vajzë të vogël 2 vjeçe.

Ka pasur disa probleme normale me burrin por jo probleme të mëdha.

Nuk e di çfarë marrëdhëniesh ka pasur me të dyshuarin, nuk ka informacion.

Ndërkohë halla e 27-vjeçares, mohon që mbesa e saj të ketë vrarë veten.

Ajo nuk e ka vrarë veten. Asgjë nuk është e vërtetë nga çfarë është thënë.

Ishte një ndarje për momentin me të shoqin, ndoshta do pajtoheshin prapë.

Lajmi doli që goca ka vrarë veten, goca nuk e ka vrarë veten, gocën ma vranë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Vetëvrasja e së resë pas daljes së fotos intime, familjarët: E vranë (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.