MC Networking

Dyshohet se shtyu të renë drejt vetëvrasjes, Çoku: Foton intime e shpërndau një shok (VIDEO)

Altin Coku dhe fotografia me viktimen

Altin Çoku 39-vjeçari i arrestuar si autori i dyshuar i cili shtyu drejt vetëvrasjes një vajzë 27-vjeçare në Kamëz pas publikimit të një fotografie të tyre intime, pretendon se nuk është ai personi që ka nxjerrë foton.

Çoku i njohur si personazh në rrjetin social TokTok, thotë se fotografinë ia ka nxjerrë një shoku i tij, pasi telefonin e mban pa kod.

Isha duke pirë kafe në lokal me një shokun tim, telefonin e mbaj pa kod.

Ajo goca me ka çuar foton mua duke më thënë mua shih se çfarë fotoje kemi bërë në hotel.

Ky e ka marrë telefonin shpejt dhe ka shpërndarë foton dhe kanë hapur adresa Tik-Toku.

Ajo është ndarë nga burri dhe ka tentuar dy herë që të mbysë veten.

Policia njoftoi mëngjesin e sotëm se një 27-vjeçare në Kamëz të Tiranës, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt, pasi i publikuan foto intime në TikTok.

 E reja ishte në proces divorci dhe ishte njohur me një personazh të TikTok-ut, Altin Çokun.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit Altin Çoku, 39 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Dyshohet se shtyu të renë drejt vetëvrasjes, Çoku: Foton intime e shpërndau një shok (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.