MC Networking

Del në ankand kryqi Atallah i Lady Dianës, xhevahiri misterioz i princeshës rishfaqet pas 35 vitesh

Kryqi Atallah i Lady Dianës do të jetë një nga pikat kryesore të katalogut “Royal and Noble”, në ankandin që do të mbahet nga 6 deri më 18 janar në shtëpinë e ankandeve Sotheby’s në Londër.

Xhevahiri misterioz i princeshës del në shitje, pasi është “rishfaqur” pas 35 vitesh harresë. Vlerësimi fillestar luhatet midis 80 mijë dhe 120 mijë paund.

Kryqi Atallah ishte një nga bizhuteritë e preferuara të Lady Dianës, një varëse përrallore në ar, argjend dhe diamante.

Varësja në të vërtetë, nuk i përkiste ish-bashkëshortes së nderë të Princit Charles të Anglisë, pasi ajo i përkiste një argjendari të njohur londinez, Naim Atallah, ish-drejtor menaxhues i Asprey & Garrard.  

Princesha Diana dhe babai im ishin miq dhe më kujtohet që ajo e vizitonte shpesh në dyqanin historik Garrard në Regent Street, ku ishte zyra e tij, dhe në disa raste i kërkonte të merrte hua varësen pasi i pëlqente shumë.

Kështu tha Ramsay Atallah, pronari aktual i kryqit.

Princesha Diana kishte një lidhje të gjatë me Garrard, pasi aty kishte zgjedhur aty unazën e saj të fejesës në vitin 1981.

Lady Diana ka bashkëpunuar me Garrard ndër vite dhe ka përdorur objekte nga shtëpia e famshme e bizhuterive në shumë raste, edhe pas divorcit me Charles.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Del në ankand kryqi Atallah i Lady Dianës, xhevahiri misterioz i princeshës rishfaqet pas 35 vitesh | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.