MC Networking

Meçollari: Paditë e Peleshit, pa emër. SPAK të vendosë nën sekuestro preventive të gjitha pronat e ushtrisë

Ish-kreu i Flotës Detare, Artur Meçollari, thotë se shfrytëzimit në shkelje të ligjit të pronës së Forcës Detare në Porto Romano nga Kastrati Group i është hapur rruga nga neglizhenca e qëllimshme e Ministrisë së Mbrojtjes. Në studion e lajmeve të MCN TV, Meçollari tha se Ministria nuk ka bërë punën e saj, duke ia kaluar topin SPAK-ut.  

Shtrirja e aktivitetit të koncesionarit të Portit Tregtar të Porto Romanos u zbulua një ditë më parë në emisionin “Kronos”, në MCN TV. Në kushte anonimati, një zyrtar në Ministrinë e Mbrojtjes u tha gazaterëve se lidhur me rastin në fjalë janë bërë deri tani 3 kallzime penale për shfrytëzim të paligjshëm të pronës. I pari është bërë nga Forca Detare në Prokurorinë e Durrësit më datën 13 gusht 2020 dhe dy kallzime të tjera janë bërë më datën 9 shkurt 2022 dhe 17 nëntor 2022.

Por sipas Meçollarit, të tre paditë janë bërë pa emër. Madje sipas tij, ministria as nuk i ka iniciuar vetë paditë, por është detyruar t’i ngrejë për shkak të ankesave të një ish-pretendenti për pronën. Meçollari tha se ministri Peleshi ka dijeni për shfrytëzimin e pronës së Forcës Detare nga Kastrati prej të paktën 3 muajsh.  

Aty ka shkelje syri, tha kemi bërë tre padi, por paditë janë pa emër. Nuk janë me emër. Janë bërë 8-9 muaj pasi kanë filluar punimet. Punimet kanë filluar në 2021.

Nëse do ta krahasojmë me veprimet që kreu ministria në Shëngjin, u bë bllokimi i punimeve nga policia ushtarake. Në rastin konkret, Ministria e Mbrojtjes ka bërë padi pa emër, ia ka lënë topin SPAK dhe nuk ka ushtruar funksionet e saj. Janë 5.2 ha të ndërtuar pa leje. Nuk i bie në sy njeriu? Ministria e Mbrojtjes duhet të jetë e qartë, të përmendë emra. Të shkojë në prokurori, por të ndalojë edhe punimet. Detyrën nuk e ka bërë Ministria e Mbrojtjes me institucionet e saj. Këta e kanë lënë 8 muaj. Një ish-pretendent ka ngritur çështjen dhe pasi ai e ka ngritur çështjen, këta janë detyruar të ngrenë një padi.

Ministria e Mbrojtjes ka disa muaj që është e shqetësuar për këtë. Është një person që e pretendon pronën. Ai e ka ngritur problemin. Është tentuar të bllokohet procesi. Në dijeninë time, ministri e di prej 4-5 muajsh.

Meçollari tha se rasti i Porto Romanos është vetëm një nga shumë problemet që kanë dalë me pronat e ushtrisë. Ai i bëri thirrje SPAK-ut të vendosë sekuestron mbi të gjitha këto prona dhe të kryejë një hetim të plotë mbi to.  

Është edhe një koncesion tjetër i dhënë në Sarandë. Ka shumë probleme me pronën e Forcës Detare. Pas largimit tim, kemi të paktën 4 raste flagrante.

Plani i ri i përhapjes ka disa prona të hequra. Dy prej tyre janë në bregdet. Veprimet antiligjore për pronat e ushtrisë vazhdojnë. I bëj thirrje SPAK të vendosë nën sekuestro të gjitha pronat e Forcave të Armatosura dhe të bëjë një hetim të plotë. Oreksi për pronat e ushtrisë është rritur jashtëzakonisht.  

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Meçollari: Paditë e Peleshit, pa emër. SPAK të vendosë nën sekuestro preventive të gjitha pronat e ushtrisë | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.