Kirurgu plastik, Gentian Zikaj në ‘MCN Economy’ duke folur për ndërhyrjet estetike deklaroi se janë çmimet më të ulëta ato që bëjnë të kemi një rritje të numrit të pacientëve që i drejtohen kirurgjive plastike. Duke folur për moshat ai tha se operacionet kryhen mbi moshën 17 vjeç.
Duke parë veten në zoom ke kohën e duhur për të parë dhe defektet, por dhe teknologjia jep dismorfi që ndonjëherë jep dhe imazh të gabuar dhe këto kanë ndikuar që pacientët ti drejtohen plastikës për të rregulluar pjesë të fytyrës. Pastaj nga këndvështrimi ekonomik çmimet tek ne janë më të ulëta se vendet e rajonit. Kjo bën të mundur që përmes rrjeteve sociale të njihen me punën tonë dhe ta shohin si vend atraksion. Moshat janë të ndryshme dhe varet nga tipi i operacionit që do kryet. Nëse mosha është nën 17 vjeç ne nuk ndërhymë për operacione estetike. Po kështu kemi dhe dëshirën që operacionet e veshëve të dala otoplastikës kemi dëshirë që këta fëmijë ti zgjidhin këto probleme pa hyrë në shkollë pra 6 vjeç. Tani ka dhe mosha të mëdha që kërkojnë ti nënshtrohen ndërhyrjeve.
Më tej ai sqaroi se kur një pacientë i drejtohet mjekut nuk do të thotë se ai patjetër do të quhet pacientë i tij, sepse një mejk profesionistë di të thotë dhe jo nëse ndërhyrja nuk është e nevojshme.
Kur drejtohet pacienti tek mjeku është e rëndësishme bashkëbisedimi dhe arritja e marrëveshjes sepse nuk është e thënë që nëse pacienti i drejtohet mjekut ai do të jetë patjetër pacienti i tij. Mund të mos ketë moshën e duhur, një profesionist i vërtetë mund ti thotë jo një pacienti nëse nuk e ka të nevojshme ndërhyrjen.
Sa i përket çmimeve, mjeku Zikaj tha se nuk janë vetëm çmimet e ulëta ato që tërheqin turistët e huaj për të bërë ndërhyrje tek vendi ynë, por edhe cilësia dhe rezultati.
Nuk janë vetëm çmimet, por dhe cilësia e shërbimit të klinikave dhe mjekëve. Rezultatet e mjekëve janë në nivele të larta të krahasueshme me rajonin dhe kjo bën që turisti i huaj ti drejtohet vendit tonë për kiralgjitë plastike.
0 Comments: