MC Networking

Xhaferraj: Peleshi ruajti veten për pronat e ushtrisë, po lëviz në terren të minuar ligjor

Deputeti Ferdinand Xhaferraj ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion e lajmeve në MCN TV për të folur për interepelancën e zhvilluar ditën e djeshme me ministrin e Mbrojtjes. Xhaferraj tha se interpelanca kishte të bënte me grabitjen, që po u bëhet pronave të ushtrisë dhe shtoi se qeveria bën korrupsion strategjik.

U bë një kohë e gjatë që ne ftohemi për të trajtuar probleme brenda opozitës, që duhet trajtuar, por kjo ftesë për interpelancën do të na zhvendosë te misioni ynë. Interpelanca kishte të bënte me grabitjen që po u bëhet pronave të ushtrisë. Ne kemi një qeveri që bën korrupsion strategjik. Interpelanca nuk ishte vetëm baza e Shëngjinit dhe Sarandës. Masakra ka filluar në 2016. Kemi të bëjmë me grabitjen e pronave në kundërshtim me ligjin. Në katër bazat kryesore, më shumë i është marrë se sa i janë lënë ushtrisë. Bazës së Shëngjinit i lihen 2.7 hektarë merren 3.8 hektarë. Nga 200 hektarë që kanë bazat 133 hektarë janë marrë. Kjo qeveri ka destinacion final, destinacion strategjik.

 

Përsa i përket bazës së Sarandës, Xhaferraj tha se kjo bazë është në planin e përhapjes dhe se çështjen po e heton SPAK.

Baza është në planin e përhapjes, ligji i 2014 përcakton që presidenti e ka kompetencën meritimin. Nuk kemi as plan nga shtabi i përgjithshëm dhe as meritim nga presidenti. Çështjen po e heton SPAK.

Ushtarakët nuk kanë firmosur, e pranoi ministri, ai tha se gjithçka është bërë se duam të zhvillojmë Shqipërinë. Shqipëria duhet të zhvillohet, por nën frymën e ligjit.

Interpelanca është aty, çështja do vazhdojë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare. Jam i hapur që dokumentacionin ta dorëzoj. Duhet një SPAK më vete që të merret me grabitjen që po i bëhen pronave të ushtrisë. Kjo qeveri është e vërtetë vetëm kur bën korrupsion. Janë disa padi, çështjet po ndiqen nga SPAK.

 

Xhaferraj tha gjithashtu se kreu i Kadastrës vijon të relativizojë korrupsionin. Deputeti tha se brenda bazës së Shëngjinit është ndërtuar një objekt 4 katësh, ashtu sikurse edhe në Kuçovë janë shitur dhe dhënë me kontartë disa hektarë tokë.

Kur më thua kreu i Kadastrës, ai është bërë si njeriu që qesh, ai vijon të relativizojë korrupsionin, ai e pranon që janë bërë vjedhje. Në Shëngjin, ushtarakët kanë lejuar ndërtimin e një objekti 4-katësh. Si u ndërtua në mes të një baze në Shëngjin. Baza ajrore në Kucove, Në 2015-2016 edhe është shitur ish godina e vjetër. Kanë dhënë me kontratë kanë shitur 4 hektarë.

Unë me 18 maj isha në Kuçovë. 4 vjet nga kontrata kompania nuk ka respektuar kontratën. Ushtarakët lajmërojnë çdo muaj ministrinë.

Peleshi ishte i kujdeshëm, ai tha që për 1.5 e gjysmë tha nuk kam dhënë asnjë pronë, ishte korrekt. Peleshi dha për 1.5, ai është ministër dhe nuk është bërë dorëzimi. Ai e di që është në një terren të minuar ligjor.

Përsa i përket çështjes së Presidentit, Xhaferraj tha se deri dje mund të flisnin për proces zgjedhjeje, nga dje flitet që do zgjidhet presidenti i Edi Ramës.

Deri dje do ishte e saktë të thoje për zgjedhjen e presidentit, nga dje do zgjidhet presidenti i Ramës.

Ne u mësuam me kritikat që na vijnë nga brenda opozitës. Alibeaj ishte i mandatuar nga më shumë se 25 deputetë për të negociuar. Në debatin që kemi pasur problem më madhor ka qenë që në të kemi tendencë ti tregojmë qytetarëve që po i respektojmë ata. Akuzat e Berishës janë politike, pse i caktoi Bylykbashin dhe Bocin.

Gjithçka ka filluar me shpalljen e Berishës non-grata. E kam thënë në të shkuarën kam pasur mundësi të bashkëpunoj me Berishën, e kam pasur shef, në qëndrimet e mia nuk ka asgjë personale. Të gjitha llogaritë më thonë që PD nuk i fiton zgjedhjet me Berishën në krye.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Xhaferraj: Peleshi ruajti veten për pronat e ushtrisë, po lëviz në terren të minuar ligjor | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.