MC Networking

Biznesi i koleksionimit/ Ballauri: Nuk ka qenë asnjëherë në vëmendjen e shtetit shqiptar

Elsa Ballauri nga “Shoqata e Koleksionistëve” duke folur në “Mcn Economy” mbi biznesin e koleksionimit në Shqipëri theksoi se kjo është një veprimtari që s’ka qenë asnjëherë në vëmendjen e shtetit shqiptar. Ballauri tha se njerëzit që drejtojnë institucionet janë shpesh herë injorantë apo indiferentë, prandaj koleksionistët duhet të jenë pranë tyre për t’i mësuar. Ballauri tha se duhet një ligj për ankandet në Shqipëri.

 

 

 

"Shifrat janë të shumta, por akoma s’janë realiste. Shumë njerëz merren me koleksion. Çështja e koleksionimit është shumë e gjëra. Këta njerëzit që janë koleksionistë dhe nuk e dinë, nuk kanë mundësira shumë. I është kushtuar një rëndësi shumë e madhe edukimit. Historia e koleksionimit në Shqipëri është shumë e vogle, e fuqishme atje ku ka ndodhur, por shumë e izoluar. Periudha e komunizmit i linte të paktën njerëzit të shkëmbenin letra me njëri-tjetrin dhe me jashtë. Është një gjë që s’ka qenë asnjëherë në vëmendjen e shtetit shqiptar, kryesisht për arsye të njerëzve që përbëjnë ato institucione. Sepse të vlerësosh koleksionistët do nivel të lartë intelektual. Koleksionistët janë edhe individualistë, ka mungesë të grupimeve të fuqishme, që duhet në mënyrë të vazhdueshme të jenë afër institucioneve, që t’i mësojnë këta njerëzit që nuk dinë, një pjesë janë injorant, një pjesë indiferentë. Muzetë privatë janë një lloj heroizmi. Unë e kam një muze privat, e kam regjistruar si muze privat. Muzeu i Gruas në Tiranë, i realizuar në një ambient të apartamentit të familjes. Ligjet janë në Shqipëri për një muze privat. Ka nevojë për pasion dhe pasion. Në lidhje me ankandet është diçka që sërish duhet vënë në ligj. Askush s’do ta vënë nëse koleksionistët s’do interesohen për këtë gjë. S’mund ta japë një vlerë të koleksioneve në Shqipëri, sepse për mua janë të parëndësishme paratë”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top