MC Networking

Samiti i NATO-s, Milo: Në qendër Ukraina, po u bënë lëshime rrezikohet konflikt i ri botëror (VIDEO)

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, thotë se në qendër të samitit tre ditor të NATO-s në Uashington janë Ukraina dhe agresioni rus të cilat në këto dy vite ka qenë në qendër të vëmendjes.

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se lufta në Ukrainë po shndërrohet në një çështje strategjike ndërkombëtare, që po nuk iu dha fund, mund ta çojë botën në një luftë tjetër botërore.

Sipas tij, kjo po bën që NATO në 75-vjetorin e saj, është kushtimi i një vëmendje maksimale, për shkak se konfliktet e mëparshme kanë ardhur nga mungesa e vigjilencës, apo lëshimet e bëra.

Tani këto mësime të historisë po vihen si referencë për të mos bërë gabime të tilla, prandaj çështja e luftës në Ukrainë është një çështje e madhe dhe nëse do ketë lëshime dhe kompromise mund ta çojnë botën në një konflikt të ri botëror.

Do të ishte një inkurajim i madh për vende të tjera që kanë objektiva të tyre ndaj vendeve të tjera që do të inkurajoheshin, nëse Rusia do të jetë e suksesshme në Ukrainë.

NATO ka qenë në mbështetje të Ukrainës, por ritmi dhe sasia e ndihmave mbetet për tu diskutuar.

Kongresi amerikan pengoi administratën e Joe Biden për të lëvruar rreth 60 miliardë dollarë për Ukrainën, shkaktoi një vonesë prej 6 muaj.

Ishte një pengesë serioze e shkaktuar nga republikanët në SHBA.

Deklarata e Biden për ta mbështetur Ukrainën me raketa të mbrojtjes kundër ajrore, sepse është vënë re gjatë javëve të fundit se Rusia ka filluar të godasë infrastrukturën civile dhe në Kiev, që do të thotë se infrastruktura e mbrojtjes së Ukrainës nuk është në nivelin që duhet të jetë, ndaj NATO dhe SHBA morën vendimin që ti japin Ukrainës komplekse të mbrojtjes kundër raketore.

Është një betejë për të ardhmen e botës dhe ka të bëjë me paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

NATO është në rolin e vetë për të penguar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit në Ukrainë dhe për t’i dhënë fund konfliktit jo me kompromise.

NATO në këtë samit në 75-vjetorin e saj është në një moment historik, të veçantë.

Në 50-vjetorin e NATO-s, në samit dominoi çështja e Kosovës, sot në 75-vjetor dominon Ukraina.

NATO duhet të tregohet e vendosur dhe të shtojë ndihmat për Ukrainën.

Gjithë vendet anëtare të NATO-s duhet të flasin me një zë dhe të veprojnë me një synim.

Nga ana e tij Donald Trump ka mbajtur qëndrime të cilat kanë dashur të ndajnë peshën e përgjegjësisë me vendet e tjera anëtare, për kontributin vjetor të vendeve anëtare që është 2%, në kohën e Trump e paguanin vetëm 7 vende, ndërsa tashmë e paguajnë 23 vende anëtare.

Janë 32 vende anëtare që janë në proces për të shkuar te 2%. Ka bërë NATO një kthesë të madhe në përballimin e shpenzimeve.

Kushdo që të jetë president i SHBA, do mendojë në radhë të parë për sigurinë e SHBA, por kjo nuk është e mjaftueshme nëse nuk ka siguri ndërkombëtare.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Samiti i NATO-s, Milo: Në qendër Ukraina, po u bënë lëshime rrezikohet konflikt i ri botëror (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.