MC Networking

Kushtetuesja: Kuvendi shkeli ligjin, të sjellë sa më parë mandatin e Xhaçkës tek ne

Drejtuesja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj kërkoi që mandati i deputetes Olta Xhaçka të dërgohet pa vonesë në gjykatën e drejtuar prej saj, në mënyrë që të vendoset nëse do i hiqet ose jo.

Në një komunikim për mediat mesditën e sotme, Zaçaj kërkoi që Kuvendi të dërgojë pa vonesë në Gjykatën Kushtetuese mocionin e deputetëve për mandatin e deputetes Xhaçka.

Ajo tha se Gjykata Kushtetuese konstatoi se vendimi i dhënë prej saj nuk është ekzekutuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Kuvendi i Shqipërisë ka vënë në diskutim fuqinë detyruese të Gjykatës Kushtetuese.

Por vendimet e saj kanë efektet dhe forcën e ligjit. 

Asnjë organ nuk ka të drejtë që t’i vërë në diskutim.

Sipas saj, vendimi ka efekt detyrues si me pjesën urdhëruese ashtu edhe me pjesën arsyetues.

Në këtë drejtim shtoi se gjykata ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesës për zgjidhjen e konfliktit me Kuvendit dhe shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata ka vendosur me shumicë votash detyrimin e Kuvendit sa më parë për dërgimin e mocionit mbi papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese.

Ajo deklaroi në mbyllje se Kuvendi mbart detyrimin për ekzekutimin pa vonesë të këtij vendimi. Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese në një vendim për kërkesën e deputetëve të opozitës, rrëzoi vendimin e Kuvendit, i cili nuk e dërgoi mandatin e deputetes pranë këtij institucioni gjyqësor. Opozita kërkon ndërprerjen e mandatit të Xhaçkës si deputete, nën akuzën e konfliktit të interesit, për shkak se bashkëshorti i saj Artan Gaçi, ishte përfitues i statusit të investitorit strategjik, për ndërtimin e një hoteli në Dhërmi.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Kushtetuesja: Kuvendi shkeli ligjin, të sjellë sa më parë mandatin e Xhaçkës tek ne | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.