MC Networking

Drafti për Kodin Zgjedhor/ Soko: Nuk do ketë kompromis mes palëve. Duan ndryshim makijazh sa për t'i mbyllur gojën OSBE (VIDEO)

Partia Socialiste ka ndërmarrë hapin e parë ligjor për adresimin e votës së emigrantëve në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

 

 

 

 

Grupi i dialogut mazhorancë-opozitë duket se nuk dha rezultate duke bërë që mazhoranca t’i drejtohet vetë Kuvendit me një propozim të sajin që adreson reflektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese që legjitimoi votën e diasporës e cila është detyrim për Kuvendin.

Lidhur me këtë fakt, Panajot Soko, nga Nisma Thurje, i ftuar në ‘MCN live”, thotë se e gjitha është bërë qëllimisht për të mos arritur gjë. Sipas tij, nuk do ketë kompromis mes palëve.

Ky komision nëse do kishte arrit ndonjë gjë, nëse d kishte pasur ndonjë gjë për të arritur, ose kompromis ose vullnetin për të arrit ndonjë gjë, do kishin arrit deri tani. Opozita imponohen ë momentin kur mazhorance ka të detyrueshme që të ndryshoj diçka. Kjo mazhornacë nuk besoj e ka dashur të ndryshoj diçka, ajo që po rrezikojnë është drejt delegjitimizmit të zgjedhjeve.

Nuk adresohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për votën e emigrantëve zgjedhjet janë të paligjshme. Po them se nuk do ketë një kompromis se poqese do kishte, palët do kishim vendosur vijat e tyre të kuqe ne subjekte më të afërta me njeri-tjetrin.

Këtu s’ka pas kompromis për të ndryshuar. Ndryshimi nuk janë këto makijazhe. Po do bësh ndryshim do ndryshojë në themel sistemin elektoral të gjithë valencën politike te sistemit. Këta duan të bëjnë ndryshim makijazh, po, për ti mbyllur gojën OSBE, a ku di gjë, po, atë po ajo është kot, janë budallallëqe, pa vlerë për rregullat e lojës.

 Soko thotë se nëse do ishin të interesuar për zgjidhje, do niseshin konsultimet që para një viti kur u krijua Komisioni.

Për të, halli i mazhorancës është Kushtetuesja, në të cilën do të kontestohen zgjedhjet.

Këta po përcaktojnë rregulla për të gjithë shqiptarët që kemi të drejtë të zgjidhemi, kjo është shkelja e madhe që po ndodh.

Nëse do donim të kishim vërtet ndryshim të madh , një qasje ndryshe patjetër që do duhej të kishte konsultim që para një viti, që kur nisi komisioni, jo tani dhe një dalje një përfundim në janar q ë ti jepej kohë KQZ e të gjithëve aktorëve te tjerë të merrnin masa dhe të shkonin normal në zgjedhjet e 2025.

Por, këta nuk e kanë hallin aty, e kanë te vendimi i Gjykatës Kushtetuese, të jesh i bindur se zgjedhjet do kontestohen ne Kushtetuese, nuk e di do fitojnë apo jo, por unë do jem i pari që do ti çoj në Kushtetuese nëse ligji elektoral nuk akomodon vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votën e emigrantëve, unë do jem o pari që do e çoj në Gjykatë si zgjedhje jokushetuese.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top