MC Networking

Kodi zgjedhor, Ndoka: Duhet debat i madh publik, nuk janë pronare të jetës politike PS-ja dhe PD-ja. E papranueshme që ambasadorët heshtin (VIDEO)

Ish-deputeti Nard Ndoka tha në studion e MCN Live se nevojitet një debat i madh publik për kodin zgjedhor pasi nuk janë as PS-ja dhe as PD-ja pronare të jetës politike në Shqipërisë.

Sipas Ndokës, është e papranueshme që ambasadorët e SHBA-ve, BE-së heshtin kur vjen fjala për kodin, ndërkohë që reagojnë për gjëra më të parëndësishme.

 

 

 

 

 

 

Rama gjithmonë është treguar dredharak, tinëzar, e ka ofruar konsensusin për demokracinë, por nuk e ka dhënë asnjëherë. Kështu veproi dhe tani, ngriti një komitet.  Foli për reforma të mëdha evropiane, për palë që do të bënin politika për 30 vitet e ardhshme. Kur vjen momenti këto grupet treshe të komisionit kur vjen momenti për ligjin më të rëndësishëm ky e fut në mënyrë të njëanshme.

Duhet debat publik se nuk janë këto dy parti politike pronarë të jetës politike të vendit, as PD dhe as PS, por janë aktorët politikë, shoqëria civile, specialistët që kanë marrë pjesë në zgjedhje,  Që të hapet një debat i madh publik dhe politik: A duhet ta mbajmë këtë sistem, apo ta ndryshojmë? Cila është forma më e mirë? Një debat që duhet ta fillonte që ditën e parë të mandatit të tretë.

Ky është i përgatitur përmes këtyre mekanizmave që të përfitojë dhe t’i japë akses të pamerituar kësaj mazhoranca.  Pavarësisht të gjithë akrobacirave që po përpiqet të bëjë, do të ketë ndëshkim ekzemplar për faktin se shumë gjëra kanë ndryshuar. Rama po e vërteton botërisht. Se unë habitem dhe me ndërkombëtarët që flasin kur shtyhen deputetët në parlament. Mirë që doli OSBE.

Mezi e tha dhe gjysmë fjalë shefi i OSBE. Por dhe këta tjerët që mbrojnë demokracinë tonë funksionale, SHBA, BE, Britania e Madhe. Këta ambasadorët tanë të famshëm që janë bërë të bezdisshëm për gjërat e tjera dhe për gjërat themelore që ka nevojë vendi ynë, pra kodin zgjedhor heshtin.  

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Kodi zgjedhor, Ndoka: Duhet debat i madh publik, nuk janë pronare të jetës politike PS-ja dhe PD-ja. E papranueshme që ambasadorët heshtin (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.