MC Networking

Komisioni për të dhënat e TIMS, Dervishi: Hetimi penal, nuk na lejoi të bëjmë hetim administrativ

Në mbledhjen e sotme të komisionit hetimor për nxjerrjen e të dhënave të sistemit TIMS, raportoi Besnik Dervishi komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të dhënave Personale, duke thënë se pas sulmeve kibernetike ku për disa ditë nga AKSHI u fikën sistemet qeveritare.

Dervishaj tha se janë në pamundësi për kryerjen e një hetimi administrativ, pasi bëhet fjalë për të dhëna personale që janë në mënyrë elektronike dhe se hetimi u krye nga organi i prokurorisë duke propozuar pezullimin e hetimit.

Zyra e komisionerit i është drejtuar Policisë së Shtetit për hetimet nga autoritetet ligjzbatuese.

Policia na informoi se ka nisur hetimi nga prokuroria, por pavarësisht kësaj zyra e komisionerit iu drejtuar organit të prokurorisë, duke kërkuar bashkëpunimin me prokurorinë e Tiranës.

Prokuroria në përgjigjen e saj, informoi se nga komunikimi me prokurorin e çështjes, nga komunikimi me organet e huaja, u komunikua se informacioni është sekret shtetëror dhe tepër sekret, dhe mund të merret vetëm nga personat e pajisur me certifikatë sigurie.

Zyra e komisionerit iu drejtua prokurorisë me persona me certifikatë sigurie, prokuroria me shkresën e saj u përgjigj se në kuadër të hetimeve, mbrohet nga sekreti hetimor dhe duke qenë një proces penal, nuk mund të japë informacion.

Është dhënë mendimi se këto të dhëna do të ruhen për shkak të dhënave sekrete shtetërore, duke specifikuar se sekreti shtetëror është i ndryshëm nga sekreti hetimor.

 

 

Ndërkohë deputeti demokrat Ervin Salianji deklaroi se duhet transparencë, pasi drejtori i sistemit TIMS mund të jetë përdorur nga grupet kriminale, për marrjen e informacionit.

Ai pyeti nëse ka kuptim të ketë komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të dhënave Personale, kur çdo e dhënë e qytetarëve është online.

Në përgjigje ndaj tij Dervishi tha se për hetimin administrativ se nuk iu është vënë informacioni në dispozicion.

Pa na u vënë në dispozicion informacioni, nuk mund të vijonim procesin hetimor.

Patjetër ka nevojë për një komisioner për mbrojtjen e të dhënave personale, se mbrojtja e të dhënave personale, është e drejtë dhe liri themelore e njeriut.

Ka raporte vlerësuese ndërkombëtare për zyrën e komisionerit, çdo vit është pjesë e vlerësimit në raportin e progresit të KE dhe në përgjithësi vlerësimet janë pozitive.

Për rrjedhjen e të dhënave personale, zyra e komisionerit e ka kryer detyrën e saj. Vendimet e komisionerit për rrjedhjen e të dhënave personale kanë mbetur në fuqi edhe nga gjykata.

Komisioneri ka funksione monitoruese mbikëqyrëse dhe marrjen e masave administrative kur konsideron shkelje.

Por nuk është komisioneri as magazinieri dhe as magazinë e të dhënave personale.

Neni 66 i kodit të procedurës administrative, zyrën e komisionerit e detyron që të pezullojë procedurën për kryerjen e një hetimi administrativ deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë kur çështja penale është në proces.

Është mungesa e masave administrative që sjell rrjedhjen e të dhënave personale.

Detyrimi i zyrës së komisionerit është që sistemin me të dhënat e pasagjerëve, ta verifikojmë çdo dy vjet, në një kohë që ky sistem ka hyrë në fuqi në janar 2023.

Për hir të së vërtetës nuk ka ekspertë të mirë të mbrojtjes së të dhënave, kemi shpallur thirrje dy tre herë për rekrutime.

Megjithatë janë trajnuar në bashkëpunim me BE dhe është planifikuar që të fillojë në muajin shtator.

Ky është një sistem tjetër që ka të bëjë me rekordet e pasagjerëve. Në përfundim të afatit, raporti i auditit të komisionerit do të jetë publik.

Për sigurinë e mbrojtjes së të dhënave personale, që prej vitit 2016, i kemi lënë detyrat përkatëse Policisë së Shtetit me aktet e komisionerit.

Komisioneri kërkon që çdokush që ka akses, të jetë i gjurmueshëm.

KREDO
  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top