MC Networking

"Sa herë vijnë turistët, rriten çmimet", Soko: Është periudhë inflacioniste, godet grupet më në nevojë

Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në studion e emisionit “MCN Economy” se dy faktorët që kanë ndikuar në rritjen e çmimeve të produkteve është fluksi turistik që sjell kërkesë të shtuar për produkte dhe flukset e shtuara të investimeve të shumta sidomos me miratimin e lejeve të reja të ndërtimit.

 

 

 

 

Sipas Sokos, jemi në një periudhë inflacioniste, por që qytetarët duhet të mësohen sidomos me flukset turistike që kemi pasur dhe do të kemi në vazhdim.

Është periudhë inflacioniste. Nëse ka një gjë që ankohen shqiptarët nga turizmi e di cila është? Sa herë vijnë turistët, rriten çmimet. E hasim përditë sidomos kur shkon në Vlorë, Sarandë, ata që ankohen thonë kot që na vijnë turistët se na rriten çmimet. Është fenomen që shoqëron gjithë periudhën. Është e orientuar drejt mallrave të konsumit të gjerë, që do të thotë ky lloj inflacioni godet një fashë popullsie më në nevojë. Është sensitiv si inflacion, por duhet të mësohemi sidomos me realitetin e ri të flukseve turistike që kemi dhe do të kemi në vazhdim.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
"Sa herë vijnë turistët, rriten çmimet", Soko: Është periudhë inflacioniste, godet grupet më në nevojë | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.