MC Networking

Apeli ia lë vulën e PD-së Berishës, Noka: E vërteta triumfoi, sot është një ditë e keqe për regjimin

Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin për vulën duke njohur Sali Berishën, si kryetar të Partisë Demokratike.

Pas këtij vendimi në një prononcim për mediat Flamur Noka i ka bërë thirrje demokratëve ëpr bashkim duke u shprehur se kush e ndjen veten demokrat, shtëpia e PD është e hapur.

 

 

 

Sot është një ditë e mirë për të gjithë demokratët. Zëri i tyre megjithëse në oazin e padrejtësisë u gjetën gjyqtarë me integritet që i dhanë zë të vërtetës, e cila po zvarritej prej tre vitesh. E vërteta që demokratët janë ata që vendosin me vullnetin e tyre çdo gjë që ka të bëjë me Partinë Demokratike. Komenti ynë është shumë i thjeshtë, demokratët janë të bashkuar, vendimi i gëzon ata.

Por sot është një ditë e keqe për regjimin sepse demokratët e bashkuar nga sot do kenë vetëm një mision, çrrënjosjen e këtij narkoregjimi dhe kthimin e shpresës te shqiptarët. Një opozitë e përçarë ka marrë fund. Një opozitë e zvarritur ka marrë fund. Sot Shqipëria ka një PD të vërtetë. Sot Shqipëria ka një opozitë të bashkuar.

Një opozitë të bashkuar që do i japë zë. ...Thirrja është për çdo demokrat, shtëpia juaj ka qenë dhe është PD. Kjo thirrje vlen për çdo demokrat, por jo për ata që e ndjejnë veten në krah të Edi Ramës. Çdokush që e ndjen veten demokrat dhe në opozitë me këtë regjim, është i mirëpritur. Ky është një vendim i formës së prerë që e kanalizon plotësisht këtë çështje.

Kjo ditë nuk është për të festuar, as për triumf. Është një ditë e vërtetës ku demokratëve iu bëhet thirrje të jenë të gjithë bashkë kundër narkoregjimit. Narkoregjimi duhet shembur që Shqpiëria të udhëtojë në Europë. Narkoregjimi është pengesa e vetme e udhëtimit evropian të Shqipërisë. Dhe na bie barra t’i prijmë kësaj beteje.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Apeli ia lë vulën e PD-së Berishës, Noka: E vërteta triumfoi, sot është një ditë e keqe për regjimin | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.