MC Networking

‘Ftohja’ Rama-Kurti/ Berisha: Hatërmbetjet personale nuk guxojnë të dëmtojnë lidhjet gjenetike Kosovë-Shqipëri (VIDEO)

Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë duken mjaft të tendosura kohët e fundit, teksa dje kryeministri Rama ishte në Prishtinë në kuadër të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës nga agresioni serb.

Kësisoj Rama nuk u takua dje me kryeministrin Albin Kurtin dhe dy kryeministrat duket se ende i mbajnë mëri njëri-tjetrit për komunikimet e kaluara.

Deputeti i PDK-së në Kosovë, Hiden Berisha, në një komunikim për ‘MCN live” e analizon pjesëmarrjen e Ramës si një vizitë që nuk duhet keqinterpretuar pasi ai dje foli për unitet mes shqiptarësh në të dy kufijtë.

Prezenca e z.Rama nuk duhet të ishte keqinterpretuar, kur si kryeministër ka ardhur të vizatojë një vend si Kosova që kemi lidhje të shumëfishta jo vetëm të karakterit diplomatik dhe politik të ftohtë si me fqinjët e tjerë do duhej të ndodhin thjesht edhe këto takime thjesht miqësore mirëpo edhe nëse nuk ndodhin, ardhja e tij ishte për një qëllim të caktuar, dhe ai ishte pjesë e atij eventi, dha kontributin e tij të çmuar për rolin e presidentit Rugova, në çështjen e pavarësisë.

Ajo çka ishte me rendësi është mesazhi që ai përçoi, dhe që unë mendoj se është mesazhi më i qëlluar për momentin kritik në të cilën ndodhet Kosova apo pa dashur të shfaq përkrahje dhe anim, dhe e thënë në mënyrë korrekte nga ana e kryeministrit të Shqipërisë që vet e ka lexuar në politikbërjen ose mënyrës e si ka qeverisur kryeministri Kurti dhe kur e ka vendosur dialogun Kurti.

Dje ishte edhe përvjetori i Lidhjes së Prizrenit dhe thirrja kryesore ishte uniteti.

 Dhe uniteti pikërisht për thirrjen që përsëriti dje Rama, për të mbrojtur vlerat e identitetet kombëtar dhe vlerat kombëtare të saj periudhe por e njëjta gjë po ndodh edhe sot.

Për politikanin Berisha, hatërmbetjet personale nuk guxojnë të dëmtojnë lidhjet gjenetike Kosovë-Shqipëri.

Krahas kësaj, sipas tij është absurde që Kurti dhe Rama kanë ftohje mes vete teksa ndajnë të njëjtën lidhje edhe në familjen politike në Internacionalen socialiste.

Cilidoqoftë lidershipi në Prishtinë apo në Tiranë, asnjëherë nuk mund të marrë rolin e protagonisti që mund të veprojë dhe ndikojë ne raportet specifike mes Kosovës dhe Shqipërisë, sepse jemi komb me dy shtete.

A do duhej të shmangeshin, po, sepse befasohem se si ka mundësi që kryeministri të mos e duroj afër vetes kryeministrinë  Shqipërisë kur takohet ë dy në një familje politike, të dy takohen në Internacionalen Socialiste dhe çka ndodh kur takohen kur Kurti në  njërin krah do të ketë kryetarin e PS të Serbisë e në anën tjetër të Greqisë, si nuk duroka ulur vëllain e tij kjo është non-sens.

Këto hatërmbetje personale nuk guxojnë të shpërfaqen në mënyrë të tillë aq më pak të dëmtojnë raportin Kosovë-Serbi dhe lidhjen tonë gjenetike.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
‘Ftohja’ Rama-Kurti/ Berisha: Hatërmbetjet personale nuk guxojnë të dëmtojnë lidhjet gjenetike Kosovë-Shqipëri (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.