MC Networking

Vëllezërit Bami ndalohen në Dubai? Bregu: S’mund të ekstradohen, do bëjnë më pak se 40 ditë burg (VIDEO)

Një numër jo i vogël i personave të shpallur në kërkim nga policia janë ndaluar në Dubai. Mes tyre, thuhet, jo në rrugë zyrtare se janë ndaluar edhe vëllezërit Bami.

Lidhur me këtë gazetari Sokol Bregu në MCN Live u shpreh se e sheh të pamundur ekstradimin e tyre drejt Shqiprisë ndërsa theksoi se në Dubai nuk mund të kryesh aktivitete të trafikut të drogës.

Ai tha se ata mund të qëndrojnë më pak se 40 ditë në burg për çështje procedurale dhe sipas tij Durim Bami është një nga personazhet shqiptar më të çuditshëm dhe problematik.

 

 

 

Çështja e vëllezërve Bami për të cilët do doja një ekstradim por e shoh të pamundur sepse s’kemi ende një marrëveshje për ekstradim nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Dy vëllezërit Bami janë arrestuar dhe procedurialisht për 20-40 ditë do qëndrojnë në paraburgim dhe pastaj do lihen të lirë për të qenë banorë të atij shteti sepse nuk kemi marrëveshje ekstradimi. Trafikantët më të mëdhenj të botës gjejnë Dubain si vend qëndrimi.

Ata janë ndaluar në bazë të shpalljes në kërkim nga shteti shqiptar pra ata do të bëjnë procedurën e tyre. Do ndalem te fakti se nuk mund të jetosh për kohë të gjatë në Dubai nëse je i akuzuar dhe në kërkim. Shpenzimet janë të mëdha dhe tentohet të lëvizet drejt Evropës. Baza e tyre do jetë BE sepse aty e kanë trafikun e tyre kryesorë të drogës, të gjitha rrugët dhe mundësitë e personazheve të krimit mbetet Evropa sepse në Dubai nuk mund të kryesh aktivitete kriminale të trafikut të drogës.

Të gjithë do kërkojnë të zbresin në BE dhe nuk do qëndrojnë për kohë të gjatë në Dubai sepse do duan të fitojnë para.  Gjykata e rrëzon se nuk e lejon ekstradimin me asnjë nga vendet të cilat nuk ka një marrëveshje të tillë ku hynë dhe Shqipëria. Nëse do ekstradonte në një moment një shqiptar atëherë gjykata do hapte procedurën për të gjithë dhe gjykata nuk e bënë këtë.

Më tej ai shtoi se në Dubai janë të vendosur kokat më të mëdha të krimit dhe Emiratet e kanë krijuar në këtë formë. Nëse një vendas vret nuk dënohet kurrë me vdekje, por nëse vret një i huaj dënohet me vdekje.

Nëse Durim Bami është në një hapësirë të ngushtë me ty je në rrezik. Ai krijon një mori të madhe intrigash dhe mënyrash për të ekzekutuar çdokënd. Në fillim e kemi marrë me dyshim çështjen Bami, me dyzim të madh por në të vërtetë ai ishte një nga personazhet më kryesorë të krimit.

Në dosjen e fundit të gjithë organizatat kriminale ishin investuar për ta ekzekutuar dhe se kishin bërë dot. Ruhet si të ishte një personazh i veçantë, mban gjithmonë disa detaje, mban gjithmonë larg makinën nga vendi ku është ulur, se mban ku banon dhe askush se di kush është makina që përdor.

Të gjitha paratë në pjesën më të madhe i ka blerje automjetesh që personat të mos njohin se cilat janë makinat e tij. Nuk përdor makina të cilat të kontrollohen nga sistemi dhe ka gjithmonë një makinë pas që e ruan. Është personazhi më i çuditshëm dhe rrezikshëm.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Vëllezërit Bami ndalohen në Dubai? Bregu: S’mund të ekstradohen, do bëjnë më pak se 40 ditë burg (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.