MC Networking

Siguria në plazhe, Mema: Flukset turistike shoqërohen me ngjarje, ndotja e liqenit të Komanit e papranueshme (VIDEO)

Ish drejtori i turizmit në bashkinë Shkodër Gentian Mema në një lidhje me MCN Live ka komentuar për sigurinë në plazhe dhe masat e marra duke u ndalur konkretisht te rreziku nga motorët e ujit.

Ai tha se flukset turistike shoqërohen me ngjarje dhe kjo është e pashmangshme, ndërsa theksoi se këtë sezon nuk ka pasur ngjarje të rënda.

Sipas tij, vendet e qëndrimit për mjetet lundruese janë të përcaktuara, prandaj mjafton të zbatohet ligji dhe s’ka pse të ketë problematika në plazhe.

 

 

 

Aktualisht nuk gjykoj se ka probleme të rëndësishme, flukset e turistëve sigurisht që shoqërohen dhe me ngjarje, aq më tepër në Shqipëri që bëhet fjalë për një destinacion emergjent në rritje, gjithsesi masat janë marrë sidomos nga forcat e rendit dhe të sigurisë që mbikëqyrin fluksin e turistëve.

Akoma nuk jemi në pikun e sezonit, por ka diferenca në krahasim me sezonet e tjera sa i përket masave të marra. Mjetet nuk janë rrezik por argëtuese, por varet nga mënyra e përdorimit të tyre. Mjafton të zbatohet ligji dhe s’ka pse të ketë problematika në plazhe, ato duhet të kenë korsinë e tyre të lejuar për të ushtruar aktivitetin e tyre por pa shkelur masat e sigurisë këtu duhet të ndërhyje dhe policia.

Nuk ka pasur ngjarje të rënda përveç një ngjarjeje që s’ka ndodhur për shkak të thyerjes së rregullave të sigurisë, megjithatë duhet të vë theksin se nuk duhet të presim shkakun por të zgjidhen që më herët për të mos lejuar të shkohet deri te ngjarja.

I pyetur nëse kemi ne hapësira dhe kapacitete për ti kontrolluar, Mema tha se absolutisht, sepse sipas ligjit vendet janë të përcaktuara nga bashkia për mjetet lundruese.

Çdo vit Bashkia e Shkodrës ka përcaktuar dy vende, këtë vit se kam parë akoma desha të them që organet e rendit i kanë kapacitet e plota, kështu që bëhet fjalë për një vullnet më të madh. Sa i përket ndotjes së Liqenit të Komanit situata është e papranueshme, mbeturinat që lundrojnë mbi liqen. Pjesa më e madhe e tyre vijnë nga Kosova. Besoj se kjo është situatë shqetësuese anë problematika që besoj do zgjidhen gjatë kohës.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Siguria në plazhe, Mema: Flukset turistike shoqërohen me ngjarje, ndotja e liqenit të Komanit e papranueshme (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.