MC Networking

Sezoni i plazhit në Durrës nis me probleme të vjetra, mungesë pastërtie dhe kullash vrojtimi (VIDEO)

Në Durrës sezoni i ri i plazhit nis me probleme të vjetra, të paktën në segmentin nga Ura e Dajlanit te Përroi i Agait.

Gazetarja Ervina Garo raporton për MCN Live se një ditë më parë Task Forca ka qenë në terren dhe ka pasur në fokus lirimin e hapësirave publike, vendosjen e kullave të vrojtimit dhe monitorimin e mjeteve lundruese.

Ndodhem pranë një plazhi publik ku mungon pastërtia, pavarësisht ndarjes së plazhit 70% privati dhe 30% publik, pushuesit janë të pakënaqur për atë që ofrohet, në një kohë që mungojnë kullat e vrojtimit dhe pastërtia.

Bashkia flet për masa të marra dhe se çdo gjë është nën kontroll, por në terren situata paraqitet ndryshe.

Në këtë plazh ka një numër të madh pushuesish dhe përfaqësues të moshës së tretë, të cilët nuk e paguajnë dot shezlonin i cili varion nga 5-10 mijë lekë të vjetra.

Nga ana tjetër janë të kujdesshëm se kanë fëmijët në punë dhe nuk mund ta thonë në mikrofon. Është e vështirë të merren deklarime nga titullarët, pa marrë leje të njëpasnjëshme.

Se vërtetë ka pasur një aksion të Task Forcës një ditë më parë. Por nuk ka ende një situatë të plazheve që janë liruar, duke u mjaftuar me konstatimin se janë probleme sipërfaqësore.

Numri i mjeteve lundruese është i kufizuar, në zonën e plazhit ku ndodhem janë 11 pika që japin mjete lundruese, ku 6 janë të pajisura me të gjithë dokumentacionin.

Ndërkohë koordinatori i Task Forcës tha se puna e Task Forcës përbëhet nga institucione të rëndësishme vendore dhe qendrore, ku institucioni i prefektit e kryeson.

Task Forca është e ngritur nga një VKM dhe aksioni i sotëm ka të bëjë pikërisht me plazhet publike.

Jemi për të dhënë zë dhe figurë për problematikat që ekzistojnë në plazhet private.

Gjendja është mirë, nuk është përsosur, por sot jemi këtu pikërisht për këtë me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe policinë, për të garantuar mirëmbajtjen e sezonit veror.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Sezoni i plazhit në Durrës nis me probleme të vjetra, mungesë pastërtie dhe kullash vrojtimi (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.