MC Networking

“Metamorfoza”, Beci: Me materialin që ka, SPAK mund të punojë dhjetë vjet. 90% të dënuar me vendime të formës së prerë

Ish-prokurori Eugen Beci deklaron se në SPAK kanë ardhur aq shumë përgjime dhe prova në kuadër të operacionit “Metamorfoza 3”, sa që me ato materiale SPAK mund të vazhdojë dhe dhjetë vjet.

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ai tha se ka një rrezik shumë të madh SPAK duhet të përcaktojë sa më shpejtë prioritetet për të përcaktuar transkripte me persona konkret.

Sipas tij, u arrit që të kuptohet se ka vonesa në hetime, qoftë dhe objektive, çka i bëri njerëzit të kuptojnë se do iu vijë dita dhe do identifikohen.

Të gjithë morën avionin për në Dubai kjo ishte pika e parë e dekonspirimit.

Fakti që ka material të bollshëm, SPAK duhet të bënte të kundërtën që bëri te incenaratorët, do të duhet të krijojë grupe hetimore që të jenë dinamike që edhe këta që kanë mbetur në Shqipëri të mos shkojnë në Dubai.

Materialet që kanë ardhur nga autoritetet franceze, ka blloqet që përcaktojnë, kriminalitetin sa i përket krimit të organizuar në fushën e trafiqeve, korrupsioni në nivel të lartë dhe zyrtarëve politikë, korrupsion brenda sistemit të drejtësisë, minimalisht në nivele drejtorësh policie dhe administrate.

Në gjithë këto transkripte që kanë ardhur, duhen grupe hetimore të ndara në fushën e administratës së ligjzbatimit janë duke punuar për të nxjerrë metamorfozën e drejtësisë, politikës etj.

Të gjitha këto duhet të përshtaten me prova konkrete. Deri në këto momente jemi te sigurimi i kushteve dhe nuk provojmë dot faktin penal.

Se nëse rrugës në përgjime të tjera del se heq dorë nga vrasja, atëherë nuk dënohesh për sa kohë nuk ka veprime konkrete.

Mbi 90% e këtyre personazheve kanë qenë të dënuar me vendime të formës së prerë, duhet parë kjo drejtësia e re, si i nxori.

Duhen të ndara se janë personazhe të ndryshme dhe dosje të ndryshme.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
“Metamorfoza”, Beci: Me materialin që ka, SPAK mund të punojë dhjetë vjet. 90% të dënuar me vendime të formës së prerë | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.