MC Networking

Rezoluta anti-korrupsion, Hoxha: Siklet për mazhorancën, Rama po mundohet të vendosë SPAK nën fre

Gazetari investigativ Artan Hoxha, votimin nga mazhoranca në Kuvend të rezolutës anti-korrupsion dhe ngritjen e komisioni për këtë çështje e sheh si një siklet për mazhorancën.

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ai deklaroi se ndërsa mazhoranca del dhe propagandon se ajo e bëri SPAK, nga ana tjetër shkon dhe bën një rezolutë si e sotmja, duke kërkuar të nxjerrë artifica.

Hoxha tha se janë disa veprime që tregojnë se mazhoranca ka një siklet me SPAK dhe më tepër kryetari i mazhorancës, i cili po mundohet ta vendosë nën fre SPAK që të mos i bëjë më dëme.

Të bësh një rezolutë në këtë moment, aq më tepër në një moment që dukej e koordinuar dhe me opozitën, opozita keq të rrinte në sallë, keq të dilte.

Kisha kohë nuk e kisha parë kryeministrin në seancë, sot ishte në seancë. Prandaj është halli i tij. Kur kryeministri Rama vjen vetë i jep edhe një lloj tjetër rëndësie.

Prezenca e kryeministrit dhe nja dy herë pashë Gaz Bardhin dhe doli një i Gardës sikur do gjoja do e mbronte, mu duk si një çorganizim i organizuar. Se kemi dy palë antagoniste.

Kanë bërë një mbledhje ujqërit. Ujqërit vetë janë këta. Kush e bën korrupsionin? Mazhoranca, elita politike e vendit.

Mblidhen pikërisht këta dhe thonë do bëjnë një rezolutë anti-korrupsion.

Jemi në vit parazgjedhor, më kujton OFL-në e famshme, e cila filloi në të njëjtën situatë, një operacion i madh që në fund nuk u bë asgjë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Rezoluta anti-korrupsion, Hoxha: Siklet për mazhorancën, Rama po mundohet të vendosë SPAK nën fre | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.