MC Networking

Fevziu: Dumani i vendosur, SPAK nuk mund të bëjë pastrim politik. Duhet të japë përgjigje a shiten votat

Gazetari Blendi Fevziu deklaron se në raportimin e tij në parlament kreu i SPAK, Altin Dumani iu duk i vendosur dhe nuk kishte asnjë moment trembjeje.

Për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ai tha se çështja më kryesore që duhet të japë përgjigje SPAK, është çështja e inceneratorit.

Sipas tij, për Elbasanin dhe Fierin ka një listë, ndërsa për Tiranën situata është ende e paqartë.

Po ashtu tha se edhe çështja “5D” është një çështje nën hetim.

Misionin për pastrimin e politikës nuk mund ta ketë drejtësia, mund të ndihmojë jashtëzakonisht SPAK për një nga pikëpyetjet që kemi së fundmi.

Te bandat kriminale nuk ka qenë SPAK, ka qenë Sky dhe ECC që ua solli dosjet.

SPAK nuk mund të bëjë pastrim politik, në vitin e fundit para zgjedhjeve duhet të zgjidhë deri në fund dhe t'i japë përgjigje një herë e mirë shit-blerjes së votës.

SPAK duhet të japë përgjigje a shiten votat në Shqipëri, a përzihen bandat në zgjedhjet politike në Shqipëri, duhet t’i japë një ndëshkim të plotë këtij fenomeni që në zgjedhjet e 2025 shqiptarët të hyjnë me bindje se votat e tyre nuk do të vidhen.

Në mesazhet e dala nga Sky ECC kishte aleanca fluide, lidhje, mashtrime nga më të çuditshmet që mund të shohësh.

Krimi është i ngjashëm në të gjithë botën, natyrisht ja dhe kontekstin kombëtar.

Është dhe mungesa e veprimit të policisë se shumica e krimeve ishin larje hesapesh për vrasjet e mëparshme.

Ata donin të lanin hasmëritë me njeri tjetrin, një vrasje e pa zbardhur tentonin ta gjenin me mjetet e tyre.

Ne nuk dimë asgjë nga bota e nëndheshme e krimit se si funksionon, ishte e frikshme, banale.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Fevziu: Dumani i vendosur, SPAK nuk mund të bëjë pastrim politik. Duhet të japë përgjigje a shiten votat | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.