MC Networking

E propozuar nga PS, Kuvendi miraton me 76 vota projekt-rezoluta antikorrupsion

Kuvendi votoi pasditen e sotme projekt-rezolutën antikorrupsion të propozuar nga Partia Socialiste.

Projektrezoluta u votua me 76 vota pro, dy kundër dhe asnjë abstenim.

Ndërkohë siç dhe kishin paralajmëruar deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim.

Në fjalën e mbajtur sot në Kuvendit, kryeministri Edi Rama, bëri thirrje për votimin e projekt-rezolutës së PS, që sipas tij synon të luftojë korrupsionin dhe ta përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të BE-së.

Rama hodhi poshtë zërat se projekt-rezoluta ka të bëjë me vënien nën kontroll të SPAK-ut, duke shtuar se SPAK-u ka mbështetjen e mazhorancës.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
E propozuar nga PS, Kuvendi miraton me 76 vota projekt-rezoluta antikorrupsion | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.