MC Networking

Skandali i mikrokredive, Muja: MCA dhe Final kanë blerë kredi nga një portofol i keq nga bankat apo institucione financiare

Drejtuesja e Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancës, Arlinda Muja, thotë se qëndrimi i shoqatës që ajo drejton lidhur me skandalin e mikrokredive është për tu distancuar nga praktikat ekstra ligjore.

Duke folur në emisionin MCN Economy, ajo deklaroi se Shoqata e Mikrofinancës i shërben një treg klientele më të edukuar financiarisht.

Muja shtoi se shoqata rrallë merr pjesë në debat publik, pasi punën për të t’u kuptuar e bëjnë me klientin nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejtë.

Sipas saj, kompanitë e mikrofinancës, janë të dedikuara në kredidhënie, u japin kredi konsumatorëve, bizneseve dhe fermerëve.

Arsyeja pse dy kompanitë Final dhe MCA janë licencuar nën emrin mikrokredi për të dhënë kredi, është se në momentin që blen një portofol, bëhet edhe ristrukturimi i një kredie.

Mikrofinancat ekzistojnë kudo, hapësira që ne të kemi një hapësirë të caktuar në treg, ekziston për t’i shërbyer një tregu që nuk shërbehet nga banka për një klientelë që nuk kanë mundësi të ofrojnë një kolateral.

Shitja e kredive të këqija nga bankat është proces normal. Mënyra se si e vlerësojnë kapacitetin shlyes, është nëpërmjet regjistrit të kredive, historikun e kreditimit, vizitën në fermë.

MCA dhe Final, në dijeninë time nuk kanë iniciuar një aplikim për kredi me një klient.

Nga sa kam dijeni, se kanë dhënë kredi dhe kanë strukturuar kredinë për klientët që i kanë blerë nga një portofol i keq, nga një bankë apo institucion tjetër financiar.

Ata kanë kredituar klientët që janë blerë nga institucionet banka dhe jo banka. Është skemë mashtrimi.

Blerja dhe trajtimi me financim dhe ristrukturim është pjesë sistemit, nëse kanë pjesë e proceseve të prokurorisë dhe gjykatës, do të thotë se kanë kryer praktika jo etike dhe jo ligjore.

Sa më e vogël të jetë mesatarja e kredisë aq më i shtrenjtë del dhe produkti final.

Ka dy tavane, tavani i gjobave të vonesës dhe tavani i normës së interesit.

Kreditë që janë shitur te MCA dhe Final, datojnë në vitin 2008 dhe 2015.

Ndërsa tavani për gjobat dhe kamatvonesat janë vendosur në janar 2021.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Skandali i mikrokredive, Muja: MCA dhe Final kanë blerë kredi nga një portofol i keq nga bankat apo institucione financiare | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.