MC Networking

Tregtarët kundër bashkisë Belsh: Na zhvendosin 4 kilometra larg qytetit, askush nuk vjen dot. Tregu i ri burim aksidenti

Tregtarët e Belshit janë ngritur në protestë pasi tregu ku shisnin është mbyllur prej një muaji, pasi bashkia ka vendosur ta zhvendosë këtë treg 3-4 kilometra larg qytetit.

Kjo zhvendosje nuk iu ka pëlqyer tregtarëve të cilët se thonë se tek ai treg nuk vjen askush për të blerë.

Emisioni “Fol” në MCN TV, u ndal në një nga protestat e tregtarëve, të cilët shprehen se tregu ku duan që t’i dërgojnë nuk është i përshtatshëm.

Një nga tregtarët shprehet se blloqet e betonit në tregun ku ata shisnin i ka vendosur policia.

Shqipëria nuk bëhet më, kemi katër javë që vijmë vërdallë. Policia vjen që në 05.00 të mëngjesit.

Tregu i ri është katër kilometra larg, populli nuk vjen atje, na kanë çuar ngjitur me varrezat, as banjo nuk ka.

Mbasi të presë shiritin, kryetari të dalë dhe të shesë vetë se njeri nuk i vete.

Bëhet fjalë për 300 tregtarë, atje maksimumi 100 tregtarë mund të marrë, aq vende ka.

Atje është burim aksidenti dhe dishezë dhe kthesë.

Një tjetër tregtar i bën thirrje kryeministrit që të vendosë dorën në zemër për ta, pasi janë rreth 300 tregtarë që preken.

Janë të gjithë të pa punë dhe këtë treg e kemi ngritur vetë, kam që në 1994 që punoj aty.

Atje nuk është treg për tu bërë, është burim aksidenti, nuk të vjen një qytetar i Belshit apo një fshatar atje, është 4-5 kilometër rrugë dhe burim aksidenti në të gjitha krahët, nuk ka kush të ndalojë.

Nga bashkia nuk ka ardhur askush që të na thotë se do largohet tregu nga këtu. Tre orë pazar një herë në javë bëjmë.

Ta heqin tregun nga atje se është gjynah i madh i bëjmë thirrje kryetarit të bashkisë, të vij këtu dhe të na sqarojë si është tregu.

Taulant Balla i jep urdhër kryetarit të bashkisë, kryetari i bashkisë i jep urdhër policisë që të bllokojë rrugën.

Këshilltarja bashkiake opozitare Nertila Ruçi tha se i kanë dërguar një kërkesë kryetarit të këshillit bashkiak për të shfuqizuar vendimin.

Tregu nuk i përmbush kushtet për tregtarët, nuk ka as higjienë, nuk ka banjo minimumi.

Tregu i Belshit është një traditë e vjetër, si pikë grumbullimi.

Është një treg mbi 30 vjeçar, është një traditë tek ne.

Një e moshuar shprehet se tregu është larg dhe nuk mund të shkojë atje.

Ne thamë shyqyr që erdhi socialistja, socialistja po bën më keq se qeveria e Saliut.

Ndërkohë një burrë në moshë u ofrua të japë një hektar tokë për të bërë treg alternativ, pa kërkuar asnjë lekë në këmbim, vetëm që shitësit të mos shkojnë aq larg.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top