Gazetari Lorenc Rabeta draftin e depozituar në kuvend, ku parashikohet që kostot e rivlerësimit të shkojnë në 3%, e komenton pozitivisht dhe thotë se shumë njerëz janë frenuar nga shitja pikërisht prej tatimit 15%.
Nga studio e emisionit “MCN Economy”, Rabeta deklaroi se një pronë e blerë në vitin 2000 për 50 mijë euro, sot në sytë e shtetit vlen 150 mijë euro dhe për shkak të kohës që ka kaluar dhe rritjes graduale të vlerës së pronave, shitësi do të paguajë në shtet 15 mijë euro.
Tatimi i lartë i frenon njerëzit për të shitur dhe i zvarrit. Kemi shumë njerëz që madje i frenon plotësisht dhe heqin dorë tërësisht nga shitja se unë nuk jam i gatshëm ti paguaj 15% tatim shtetit.
Qeveria ka vendosur të mos e ulë tatim fitimin, por të bëjë një rivlerësim. Pritet që një lëvizje e tillë të ftojë qytetarët të bëjnë rivlerësim dhe më tej kemi shtim të shitjeve.
Në vitin 2025 çdo veprim kadastral do e kemi online, qeveria do të mendojë të përmirësojë dhe t’i japë fund edhe atyre halleve që kemi në Kadastër.
Rivlerësimi mund të bëhet me rivlerësues privat ose noterë. Nga rivlerësimi përfton dhe qeveria, qeveria çdo vit rivlerësimi pronash ka futur në xhep miliona e miliona euro.
Çështja e pronës ka qenë gjithmonë kalë beteje i fortë për partitë politike. Jemi në një vit zgjedhor dhe qeveria e sheh shumë mirë si instrument për të mbledhur vota.
Edhe këtë radhë bëhet në 1 janar 2025, për të shtuar mbështetjen dhe fituar më shumë pikë.
Blerjet janë bërë me çmime të fshehura, të cilat kanë shtuar evazionin, është një moment shumë i mirë për të minimizuar evazionin me shitjen dhe blerjen e pronave.
Është një moment shumë i mirë për të formalizuar tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri.
0 Comments: