Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka njoftuar se në bashkëpunim me Fondazione Gramsci di Puglia kanë restauruar së fundmi filmin “Gunat përmbi tela” të regjisorit Muharrim Fejzo, prodhim i vitit 1977.
Në rolet kryesore interpretojnë: Thimi Filipi, Fatos Sela, Stavri Shkurti, Luftar Paja, Sulejman Pitarka, Serafin Fanko, Jani Riza, Raimonda Bulku, Liza Laska, Muhamet Sherri etj.
Restaurimi digjital i këtij filmi dhe eventi i premierës u financuan nga Fondazione Gramsci di Puglia dhe Regione Puglia në kuadër të projektit “Pulja në njëqindvjetorin e ardhjes së fashizmit”.
Filmi “Gunat përmbi tela” u restaurua nga elementet origjinalë negativë 35mm të AQSHF-së, në laboratorin Dabimus srl të Universitetit të Barit “Aldo Moro”, Itali.
Filmi “Gunat përmbi tela” bazohet në një nga ngjarjet më të rëndësishme historike, siç është ikja nga Vlora e trupave italiane të mbetura pas Luftës së Parë Botërore.
Luftëtarët hyjnë në kampin e rrethuar armik jo me ndihmën e armëve të sofistikuara të kohës por me ndihmën e gunave që hedhin mbi telat me gjemba.
Premiera e filmit të restauruar do të jetë më 15 maj, në Kinema ‘Millennium’.
0 Comments: