MC Networking

Dosja 5D/ Soko: Prova e drejtësisë në Shqipëri do të jetë kur hajdutit ti merren paratë

Pano Soko nga ‘Nisma Thurje’ i ftuar nw emisionin Tw Paekspozuarit nw MCN TV ka komentuar dosjen 5D dhe paraqitjen e kryebashkiakut Erion Veliaj ditwn e martw nw SPAK.

Ai tha se skema 5D ka kushtuar 23 mln euro të zbardhura deri tani dhe se me rwndwsi wshtw piwkrisht kjo cwshtje nwse kwto para do tw kthehen ndidnjwherw tek qytetarwt.

Sipas tij prova e drejtësisë në Shqipëri do të jetë kur hajdutit ti merren paratë dhe ky është qëllimi dhe për luftën e korrupsionit

Kam hallin e parave, skema 5D ka kushtuar 23 mln euro të zbardhura deri tani nga SPAK. këto tendera do kthen ndonjëherë të  qytetarët kjo vlere parash, vlerësimi im për SPAK është sa para kthehen nga ky dëm që na janë vjedhur.

Nëse unë këto miliona eurosh i kam dhe i lë mënjanë këta e bëjnë me qejf maksimumi 2 vjet burg, prandaj them se prova e drejtësisë në Shqipëri do të jetë kur hajdutit ti merren paratë dhe ky është qëllimi dhe për luftën e korrupsionit.

Të bëjnë të pamendueshmen të të bërit korrupsion se ti do shpëtosh paranë, për këta që janë dhe ata që do të vijnë pas. Deri më sot se kemi realizuar përveç disa rasteve të krimit të organizuar, ne nuk ja kemi dalë kësaj të marrim paratë mbrapssh.

Disa prej tyre po shpëtojnë, ne na duhen paratë sepse disa prej tyre e marrin parasysh dhe këtë gjë që mjafton të shpëtojnë paratë dhe i bën dhe 2 vite burg. Unë standardin e vlerësimit të SPAK e kam sa para do fusë në buxhetin e shtetit nga paratë e vjedhura nga buxheti i shtetit. Patjetër që duhet paguar dhe me ditë burgu, por duhet të kthejnë paratë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Dosja 5D/ Soko: Prova e drejtësisë në Shqipëri do të jetë kur hajdutit ti merren paratë | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.