MC Networking

Veliaj në SPAK, Shehaj: Edi Rama koka e korrupsionit, bashkia vegël e tij

Deputeti i pavarur, Agron Shehaj përmes një lidhje “Skype” për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se nëse do të kishte drejtësi Erion Veliaj duhet të ishte në burg dhe jo të thirrej tani për të dëshmuar në SPAK.

Sipas Shehajt, Veliaj është i korruptuar, po nuk është ai koka, por Edi Rama.

“Është e qartë që Veliaj është kapur duke vjedhur. Nëndrejtora të akuzuar dhe hetim për korrupsion dhe justifikime të Veliajt dhe jo më thirrën jo do shkojë me dosje, janë tipike të politikanëve të korruptuar. Aty u tha se Veliaj nuk është as në hetim dhe thjesht do thirret si dikush që ka dijeni. Ai duhet të ishte në burg nëse do të kishte drejtësi. Emri i Veliajt në dosje nuk përmendet, thjesht thuhet kryetari i bashkisë. Po të dëgjosh përgjimet e SPAK, punonjësja thotë që unë punoj për 600 mijë lekë dhe ky hoteli është i Veliajt.

Çfarë të presim nga SPAK të zv politikën? Edhe sikur të arrestohet Veliaj... nuk është zgjidhja, ajo duhet të jetë politike dhe vjen me alternativa. Veliaj nuk është koka, është Rama. Ashtu sikur iku Tahiri, Ahmetaj, Edi Rama është prapë aty dhe mund të ndodh e njëjta gjë edhe me Veliajn. Drejtësi do të ketë kur të preket Edi Rama. Veliaj është i korruptuar por nuk është koka, është vegël e Edi Ramës.”

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Veliaj në SPAK, Shehaj: Edi Rama koka e korrupsionit, bashkia vegël e tij | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.