MC Networking

Qori: Veliaj duhet të përballet me drejtësi, dalja e tij nesër nga SPAK do shënojë fundin e karrierës së tij politike

Kreu i ‘Lëvizjes Bashkë’ Arlind Qotri i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar për thirrjen e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj nesër në SPAK.

Ai tha se Veliaj që sot akuzohet si hajdut nga shoqëria shqiptare vazhdon akoma të sillet tërë kapajdallëk sikur të ketë gjithçka në dorë.

Sipas tij, Veliaj duhet të japë llogari penalisht sepse nuk mjafton vetëm dorëheqja, ndërsa theksoi se dalja nesër e tij nga SPAK do të shënojë dhe fundin e karrierës së tij politike.

Më bën përshtypje kapajdallëku i Veliajt, sot është i akuzuar si hajdut nga shoqëria shqiptare që është e bindur se ai është hajdut se ka përvetësuar para publike në skandalin e inceneratorëve apo dosja 5D dhe ai vazhdon të sillet sikur ka gjithçka në dorë dhe se do dalë si një bashkëpunëtor i SPAK.

Ky kapajdallëk është akoma dhe më i shëmtuar kur mendon se në cilin qytet dhe vend qeveris një politikan i korruptuar, ai vazhdon të thotë se jam në krye të gjithçkaje dhe thotë se do shkojë të kërkojë llogari në SPAK kur në fakt është i dyshuari kryesor.

Kam përshtypjen se dalja nesër e Veliajt nga SPAK do të jetë fundi i karrierës politike të Veliajt.  Për Veliajn nuk ka rëndësi vetëm dorëheqja, por duhet të përballet me drejtësi nëse ka vjedhur dhjetëra miliona euro. Veliaj duhet të japë llogari penalisht.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top