MC Networking

Veliaj në SPAK, Hoxha: Veprim i vonuar, po thirret në cilësinë e një personi që ka dijeni mbi çështjen

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se thirrja e Erion Veliajt në SPAK është diçka shumë normale dhe nuk duhet të ngremë përditshmëritë. Sipas Hoxhës, Veliaj është duke u përpjekur të sfumojë çështjen, duke e shitur atë sikur është ai që ka “thirrur” SPAK dhe po shkon të dorëzojë dokumentet.

Ndërkohë në dijeninë e tij, Hoxha tha se Veliaj është thirrur nga SPAK si një person që ka dijeni mbi çështjen që institucioni po heton.

“Është veprim i vonuar sepse të thërrasësh një kryetar të japë deklarime në SPAK është normale. Veliaj është në disa çështje që janë shumë të rëndësishme ku janë të përfshirë shumë pushtetarë. Pse është çudi që më në fund u thirrë Veliaj? Çështja 5D që është çështje e rëndësishme. Ky është veprimi më normal dhe të mos ngremë pritshmëritë që nesër do bëhet nami. Veliaj po mundohet ta sfumojë këtë gjë dhe ai po mundohet ta kthejë në avantazh për veten. Veliaj po tregon sikur po shkon se I ka thirrur ai.

Ai thotë po shkoj të dorëzojë dosjet, sot u kujtove ti të dorëzosh letra? Pse pikërisht tani kur kanë nisur me kohë hetimet. Veliaj thirret në statusin e personit që ka dijeni mbi çështjen. Nuk ka as hetim për të asgjë. Në këtë moment ti mund të rakordosh Nëse ti merr këto dosje atëherë ti e di për çfarë do të thërrasin ata. Janë dy prokurorë që kanë të bëjnë me çështjet e bashkisë Tiranë. Veliaj nuk I intereson të shkojë në një orar që të ketë kamera aty. Kjo si procedurë duhet të ishte bërë para dy vitesh, nesër ai do të jetë në statusin që duhet të japë informacion. Gjithë kjo pritshmëri për SPAK nuk duhet të jetë sepse kjo është gjëja më normale."

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Veliaj në SPAK, Hoxha: Veprim i vonuar, po thirret në cilësinë e një personi që ka dijeni mbi çështjen | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.