MC Networking

Fundo: Veliaj peshku i madh, nesër në SPAK për inceneratorët dhe dosjen 5D

Gazetari Elvi Fundo në një lidhje skype me emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar paraqitjen e kryebashkiakut Erion Veliaj nesër në SPAK për të cilin u shpreh se do pyetet për inceneratorët dhe aferën 5D.

Ai tha se kjo është fletëthirrja e tretë që i bëhet Veliajt dhe ai nuk mund ta shmangë dot paraqitjen, porse do të shkojë si çeçoja me një këmbë pasi e pret mali me dosje. Sipas tij, Veliaj është peshku i madh i SPAK.

Dy ditë pasi e kemi paralajmëruar se Veliaj do të shkojë në SPAK se çeço me një këmbë është fletëthirrja e tretë, nesër do të jetë në SPAK në orën 10:00, do të merret në pyetje për dosjen e inceneratorëve, duket sikur përdoret e njëjta skemë si ajo e Arben Ahmetaj dhe dosja kryesore është inceneratorët, dosja 5D dhe do pyetet nga disa oficerë të BKH lidhur me çështjen dhe disa deklarime që ka pasur.

Mjafton të shohësh daljet e tij të njëpasnjëshme për të kuptuar gjendjen e tij. Veliaj nuk është më një njeri i thjeshtë, por një njeri në hetim nga SPAK. Mendoj se do jetë gjatë në SPAK dhe do dali i zverdhur.

Unë di që fletëthirrjen e ka çuar Dritan Prençi dhe pse Veliaj pretendon se do shkojë vetë në SPAK se i ka mbyllur këto muhabete, por janë fake news sepse ai do të shkojë si çeçoja me një këmbë dhe atje ka malin me dosje përpara dhe se sa i përgatitur është do e shohim në javët në vijim sepse mendoj se peshku i madh është Erion Veliaj.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Fundo: Veliaj peshku i madh, nesër në SPAK për inceneratorët dhe dosjen 5D | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.