MC Networking

Fevziu: Rama- Veliaj të të njëjtës varkë, problemi do të jetë pasi të ikë nga drejtimi i Bashkisë

Blendi Fevziu në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV komentoi marrëdhëniet mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Fevziu tha se ka dëgjuar se kanë raporte të tensionuara, por problemi me Ramën i kryebashkiakut do të jetë pasi të ikë nga drejtimi i bashkisë.

Unë nuk kam informacione për përplasje mes Ramës dhe Veliajt. Kam dëgjuar se kanë raporte të tensionuara. Ata janë të të njëjtës varkë, ku Rama ka timonin. Problemi i Veliajt do të jetë kur të largohet nga bashkia sepse do të jetë prapë i varur nga Rama.

Fakti që thirresh në SPAK nuk është kriminal dhe nuk të bën fajtor. Në SPAK mund të shkosh edhe për dëshmi, të pyetesh për ato që ke në dijeni.

Goditjet që i kanë dhënë në bashki e kanë dobësuar Veliajn. Brenda PS-së ka një orkestër, pa peshë. Por Erion Veliaj është me peshë, Taulant Balla po, Belinda Balluku po. Njerëzit politikë janë dhe mbeten. Nuk janë si ministra që vijnë dhe ikin.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top