MC Networking

Afera 5D/ Fevziu: Shqipëria Republikë drejtorësh arrogantë, Veliaj të marrë përgjegjësi politike

Gazetari Blendi Fevziu i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuar’ në MCN TV ka komentuar aferën 5D në bashkinë e Tiranës për të cilën u shpreh se ajo që bën më shumë përshtypje në gjithë këtë histori është arroganca e republikës së drejtorëve.

Ai tha se kjo arrogancë çon më pas në këtë abuzim që kalon çdo limit dhe sipas tij një abuzim dhe arrogancë e tillë është problematike.

E para dua të flas me ato që kam parë në dosje deri tani dhe i referohem që është e pabesueshme. Kur dëgjova në fillim denoncimin e Këlliçit dhe pas konsultimeve isha i befasuar. K ur SPAK veproi dhe pash dosjen është e para herë që dëgjoj një gjë të tillë por i dhashë dhe një shpjegim nga ana tjetër. 

Unë mund të them jo për këtë rast por dhe për shumë raste të tjera që kjo është një republikë e drejtorëve dhe jo për faktin se janë kapur duke vjedhur apo duke i dhënë tender vetes, apo nga fakti se e bëjnë në mënyrë skandaloze, por ajo që të bën përshtypje është arroganca e një republike drejtorësh, bosh në formimin e tyre, që duhet të ishin ndryshe nga hajdutët që ka pasur Shqipëria, vijnë nga shkollim i huaj dhe rezultojnë më hajdutë, arrogantë dhe më të shpifur se ata që kanë qenë më parë.

Kjo lloj arrogance çon pastaj në këtë abuzim që kalon çdo limit. Shumë kanë bindje tek ata se kjo gjë s’do ndodhte kurrë dhe s’do merrej njeri me ta. Një abuzim i tillë dhe arrogancë i tillë në gjykimin tim është problematik. Për këtë duhet të japë përgjigje vetë Veliaj, përgjegjësi politike patjetër duhet të marrë dhe duhet të japë përgjigje patjetër.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Afera 5D/ Fevziu: Shqipëria Republikë drejtorësh arrogantë, Veliaj të marrë përgjegjësi politike | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.