MC Networking

Taksimi i profesioneve të lira/ Mete: Vendos më tepër drejtësi në sistem, u lejohet 30% zbritje nga të ardhurat

Ministri i Financave Ervin Mete nga Kuvendi ka folur lidhur me taksimin për profesionet e lira për të cilin u shpreh se vendos më tepër drejtësi dhe shërbim në sistem.

Ai tha se vetëdeklarimi i kësaj kategorie që ofrojnë shërbime profesionale vjet kanë qenë të ardhura 850 mln euro në një kohë që i gjithë fitimi i sektorit bankat ka qenë 280 mln euro. Sipas tij ata janë më të avantazhuar sepse u lejohet 30% zbritje nga të ardhurat.

Taksimi i profesionistëve që ofrojnë shërbime apo të vetëpunësuarve vendos më tepër drejtësi në sistem dhe ndershmëri sepse në thelb është taksim i të ardhurave nga taksimi dhe qoftë me standard apo parime të ardhurat e një kategorie të caktuar duhet të kenë një tatim mos të njëjtë të ngjashëm.

Vetëdeklarimi i kësaj kategorie që ofrojnë shërbime profesionale vjet kanë qenë të ardhura 850 mln euro në një kohë që i gjithë fitimi i sektorit bankat ka qenë 280 mln euro. Nuk mundet që në sistemin ku jetojmë qoftë për aspekt të drejtësisë që të kemi fitime të tilla të taksuara me zero. Përsëri trajtimi i tyre ligjor është më i favorshëm se të vetëpunësuarit.

Ligji është punuar me FMN,  ka marrë praktikat e OECD. E them se janë më të avantazhuar sepse u lejohet 30% zbritje e supozuar pavarësisht nëse i kanë bërë apo jo ato shpenzime zbritje nga të ardhurat. Tatimi që po ju aplikohet nuk është përfundimtar por është një parapagim të cilin mund të shkojnë ta korrigjojnë në bazë të vetëdeklarimit që kanë bërë.

Në këtë kuptim pasur parasysh këto shifra dhe faktin që duhet të shmangim dhe abuzimin e atyre që thjeshtë duke lëvizur formën juridike ky sistem vendos më tepër drejtësi në sistem dhe u jep atyre një trajtim të favorizuar në raport me të punësuarit.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Taksimi i profesioneve të lira/ Mete: Vendos më tepër drejtësi në sistem, u lejohet 30% zbritje nga të ardhurat | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.