MC Networking

Akuzat e RAI3/ Bardhi: Rama të përballet me akuzat, të mos sillet si frikacak. Spiropali: Sulm i turpshëm

Dokumentari i Rai3 në emisionin Report ka përplasur deputetët e opozitës dhe të mazhorancës në seancën e sotme plenare.

Në nisje të fjalës së tij kreu i grupit të PD-së Gazment Bardhi tha se Kuvendi duhet të distancohet nga sjellja e kryeministrit Edi Rama ndaj televizionit publik italian Rai3.

Bardhi theksoi se Edi Rama po sillet si frikacak, duke shtuar se kryeministri duhet të shkojë në Kuvend e te përballet me akuzat.

Ju keni grisur rregulloren e Kuvendit, sa herë që Ramës i duhet të përballet me akuza. Rama fshihet sa herë duhet të përballet me të vërtetën. Kuvendi të distancohet nga sjellja e Ramës ndaj RAI3. Ish këshilltari i Ramës, ish magjistrati italian Mandoi na pohoi atë që kemi thënë që anëtarët e mafies kanë përfaqësuesit brenda institucioneve shtetërore.

E vërteta nuk turpëron Shqipërinë, por Edi Ramën. Ky investigim nuk ka sulmuar Shqipërinë, por nxjerr të vërtetat e qeverisë së Ramës që ka treguar në këto 11 vjet se e ka fuqizuar krimin e organizuar dhe ka dëmtuar qytetarët e ndershëm.

Zgjohuni nga gjumi, e kuptoj se jeni të tronditur nga gjërat që iu dalin përditë. Tronditjet mbajini për vete, mos ia përcillni Shqipërisë dhe shqiptarëve. Thajini Ramës të mos sillet si frikacak, të vij në Kuvend dhe të përballet me akuzat e opozitës.

Nga ana e saj ministrja për Parlamentin Elisa Spiropali tha se dokumentari në Rai3 ishte një sulm i turpshëm për Shqipërinë, i cili e kishte zanafillën e krijimit në vendin tonë. Ajo tha se nuk ka rëndësi përbaltja e vendit, por shpresa nga ajo pak baltë e Tiranës të tregtohet nga shejtan budallenjtë e paketuar edhe në italisht.

Hataja ndodhi edhe njëherë. Hodhën një gur në ajër dhe të gjithë o burra të ndjekim gurin. Ky diktatori i Tiranës që ka blerë 9 fitore elektorale dhe që do fitojë edhe tjetrën, mund t’i ketë çuar RAI-t nja 70 mln euro, nga ato që i kanë tepruar pasi bleu Melonin. Me sa dhe si, ky është hesapi i tyre.

Përtej tij ka një llogari morale dhe faturë dinjiteti që duhet paguar prej këtyre që nuk i ndahet dora nga guri si shpirti nga vesi. Pasi shpikën, sajuan, prenë dhe qepën, çfarë mendojnë dhe dëgjojnë se shpik makthi i tyre më i madh, dëgjuan në italisht një pjesë të përçarjeve të tyre dhe tani kërkojnë hesap se çfarë kanë thënë në këtë përçartje.

Me atë teknologjinë e djegies së Shqipërisë për hir dhe llogari të pleshtave që hidhen nga paralelja në paralele dhe bërtasin nga penxherja në penxhere. Nuk ka rëndësi përbaltja e vendit, por shpresa nga ajo pak baltë e Tiranës të tregtohet nga shejtan budallenjtë e paketuar edhe në italisht. Goxha hesap të dëshpëruarish. Ishte sulm i turpshëm.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Akuzat e RAI3/ Bardhi: Rama të përballet me akuzat, të mos sillet si frikacak. Spiropali: Sulm i turpshëm | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.