MC Networking

Kthesa e Veliajt: Do i çoj vetë dosjet në SPAK

Kryebashkiaku i Tiranës do të ndryshojë qasjen ndaj organit të akuzës dhe hetimeve të hapura për disa çështje që implikojnë direkt institucionin që ai drejton.

Në një intervistë për Report TV, Veliaj e cilësoi të drejtë shqetësimin e kreut të SPAK, Altin Dumani, për institucione më pro aktive.

Veliaj tha se në ditët në vijim do të dorëzojë në SPAK dosjet për çështje si inceneratorët dhe 5D.

Zoti Dumani kishte të drejtë kur tha se institucionet duhet të jenë më pro aktive. Unë e kam marrë seriozisht këtë propozim dhe dua jo vetëm të vazhdojmë bashkëpunimin, por dua të jap më shumë informacione, edhe për të sqaruar çështjen e inceneratorëve. Unë i kam bërë gati dosjet, gjithë kronologjinë, edhe të mënyrës sesi ne, si një nga 5 (fillimisht) dhe tani 6 bashkitë, jemi klientë të inceneratorit, por edhe ku është diferenca mes letrës së Bankës Botërore dhe asaj që është një ofertë e pakërkuar, dhe sesi disa personazhe mundohen t’i ngatërrojnë të dyja, por është e pangatërrueshme, është shumë e qartë".

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top