MC Networking

Blinken drejt Arabisë Saudite për të diskutuar mbi Gazën. Izraeli: Nëse ka marrëveshje pezullojmë operacionin në Rafah

Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se Sekretari i Shtetit Blinken do të niset të hënën drejt Arabisë Saudite, në kuadër të përpjekjes për arritjen e armëpushimit në Gaza.

Departamenti i Shtetit tha në një deklaratë se: "Blinken do të diskutojë rritjen e fundit të ndihmës humanitare që po dërgohet në Gaza dhe të nënvizojë rëndësinë e sigurimit të rritjes së qëndrueshme."

Sekretari do të theksojë gjithashtu rëndësinë e parandalimit të përhapjes së konfliktit dhe do të diskutojë përpjekjet e vazhdueshme për të arritur paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në rajon, duke përfshirë një rrugë drejt një shteti të pavarur palestinez me garanci sigurie për Izraelin”, shtoi ai.

Ministri i Jashtëm i Izraelit thotë se një inkursion i planifikuar në qytetin Rafah mund të pezullohet nëse arrihet një marrëveshje për të siguruar lirimin e pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi.

"Lirimi i pengjeve është prioriteti kryesor për ne," tha Ministri i Jashtëm Israel Katz gjatë një interviste për televizionin izraelit "Channel 12".

I pyetur nëse kjo përfshinte shtyrjen e një operacioni të planifikuar që do të synonte batalionet e Hamasit në qytetin Rafah, Katz u përgjigj: "Po".

Ai vazhdoi duke thënë: “Nëse do të ketë një marrëveshje, ne do të pezullojmë operacionin”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top