MC Networking

Cakrani: Leja e gjykatës për arrestimin e Dakos, lojë. SPAK ka gabuar, duhet të heqim dorë nga gjyqi popullor (VIDEO)

Avokati Kujtim Cakrani në MCN Live ka komentuar lidhur me arrestimin e Vangjush Dakos nën akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikim dokumentesh. Ai tha se leja e gjykatës për të arrestuar dikë është një lojë e prokurorisë dhe nëse arrestimi është i drejtë duhet të kontrollohet pasuria.

Sipas tij, këto janë vepra penale për të cilat hetohen në të gjithë botën edhe kur ata persona mund të jetë dhe në krye të detyrës dhe se nuk gjykohen në ‘arrest me burg’.

Këtu prokuroria jonë përdor një kleçkë, strategji që e shoh të pakuptimtë duke bërë krahasim me standardet e prokurave të BE. Nuk e shikoj me vend juridikisht që prokuroria i kërkoi gjykatës vendim dhe ajo i dha lejen për ta arrestuar, kjo është një lojë. Këtu gjen një çudi të madhe juridike, prokuroria ka dhënë fletë arrestin për një person dhe nuk ka asnjë pengesë ligjore që organi ta arrestojë këdo person që duhet arrestuar. Kjo lojë duhet të marrë fund jo ja dha prokuroria lejen gjykatës, jo nuk ja dha. Kjo është një lojë.

Në vijim ai theksoi se Prokuroria e heq nga vetja gjysmën e fajit dhe thotë gjykata e vendosi.

Në rastin e Dakos dhe në këdo rast tjetër ajo arreston pa marrë vendimin e gjykatës. Fakti tjetër në arrestimin e Dakos është që nëse arrestimi është i drejtë atëherë duhet dhe të bëhet kontrolli pasuror, ky i fundit bëhet në raste të veçanta. Ai akuzën e ka për shpërdorim detyre dhe jo për korrupsion. Këto janë vepra penale për të cilat hetohen në të gjithë botën, janë vepra penale që ai mund të jetë dhe në krye të detyrës, të cilat nuk hetohen dhe gjykohen në arrest me burg. Nëse ke prova të forta mund të arrestohet nëse ai ka rrezikshmëri, po ku e ka rrezikshmërinë e lartë Dako. Nëse ke prova çojë direkt në gjykatë.

Cakrani theksoi se njerëzve nuk duhet tu japim një drejtësi me regji. Sipas tij, Dakon mund ta akuzoje për shumë gjëra të tjera, por ta akuzosh për shpërdorim detyre duket e pakuptimtë.

Problemi është se ne duhet të heqim dorë nga vendimi i gjyqit popullor. Unë si avokat them se SPAK ka gabuar se kjo nuk është çështje ne flagrancë. Masa e sigurimit personal me arrest ka kushte të veçanta dhe kur vepra penale parashikon rrezikshmëri të lartë shoqërore. Në rastin që heton një person që ka kryer një vepër penale 10-12 vjet më parë dhe s’ke definuar akuzën ti e arreston dhe e mban në burg arresti me burg për vepra të tilla penale është inkuizicion. Dënimi penal të parashikon dhe kur je në gjendje të lirë, si rasti Mediut apo Shpëtim Gjika.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Cakrani: Leja e gjykatës për arrestimin e Dakos, lojë. SPAK ka gabuar, duhet të heqim dorë nga gjyqi popullor (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.