MC Networking

Bashkia Kavajë sistemon fëmijët e të ndjerit, por lë pa emër varrin e tij

Në datën katër prill ”Xhadat” transmetoi thirrjen një qytetareje nga Tirana e cila kërkonte ndihmë për një të afërmin e saj i cili ishte shtruar në spitalin  “Shefqet Ndroqi”. I diagnostikuar me tumor në mushkëri, ai nuk kishte asnjë njeri që te kujdesej për të ndaj zonja kërkoi ndihmën e spitalit për ta mbajtur.  Me ndërhyrje e emisionit ”Xhadat” në këtë spital ai qëndroi për gati 10 ditë dhe më pas nga informacionet që morëm mësuam se i moshuari ishte marrë nga motra e tij në qytetin e Gjirokastrës, ku dhe ndërroi jetë në datën 12 maj. I sëmuri kishte edhe dy fëmijë, por të sëmurë, vajzën invalide dhe djalin me probleme të rënda të shëndetit mendor. Në momentin që rasti ju drejtua emisionit "Xhadat" ky i fundit kërkoi ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë se cfarë do bëhej me rastin e zotërisë dhe me dy fëmijët e tij të sëmurë për të cilët nuk kishte më mundësi të kujdesej.  

Pas vdekjes së z.Dhimitraq Gabici, “Xhadat“ ishte tek banesa ku ka jetuar i ndjeri bashkë me dy fëmijët e tij. Fqinjët e të ndjerit na thanë se në banesë tashmë nuk ka njeri dhe se vajza është dërguar në shtëpinë e të moshuarvë në Kavajë, ndërsa djali është vendosur në spitalin psikiatrik të Elbasanit. Sa i përket varrimit nga komshinjtë na u tha se është bërë nga Bashkia.

Gazetarja shkoi në varrezat e qytetit të Kavajës, për të parë se ku prehet trupi i të ndjerit, por aty konstatoi se varri nuk kishte as emër. Për të gjetur se ku ndodhej varri i tij gazetarja kontaktoi me agjencinë funerale numërin e të cilës e gjeti në kurorën e vetme me lule që ndodhej mbi varrin e tij. Sipas punonjësit të agjencisë funerale, që kishte bërë shoqërimin e trupit të të ndjerit nga Gjirokastra në Kavajë, ai kishte bërë vetëm transportin, ndërsa me të tjerat ishte marrë Bashkia.

‘‘Xhadat“ shkoi tek Shërbimi Social pranë Bashkisë Kavajë për të mësuaer se çfarë ka ndodhur me dy fëmijët e sëmurë që i ndjeri la pas. Nga drejtoresha e Shërbimit Social  pranë Bashkisë Kavajë na u tha se Shërbimi Social bëri të mundur që djali të akomodohet pranë spitalit psikiatrik të Elbasanit.Gjithashtu pas akomodimit të djalit nisën procedurat dhe për vajzën e tij e cila u akomodua në shtëpinë e të moshuarve në qytetin e Kavajës. Nëse ne shohim përmirësim të djalit ose të vajzës ne patjetër do marrim masa  që djali dhe vajza të marrin shërbim në banesën e tyre, sqaroi drejtoresha.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Bashkia Kavajë sistemon fëmijët e të ndjerit, por lë pa emër varrin e tij | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.