MC Networking

Çollaku: Sali Berisha të mendohet dy herë kur shpall armiq brenda PD

Mirlinda Çollaku, kryetare e degës nr.2 e PD në Tiranë, thotë se zgjedhjet e 14 majit ishin një mesazh i demokratëve për partinë. Në studion e lajmeve, Çollaku tha se strukturat e partisë duhet të analizojnë humbjen dhe mbi të gjitha mungesën e 280 mijë demokratëve në procesin e votimit.

Takimi i djeshëm ka qenë me të rinjtë. E mirëpres përfshirjen e tij publike në këtë moment. Jam kritike për shumë deputetë të PD që kanë pasur zero kontribut gjatë këtij një viti e gjysmë. Është e thjeshtë të dalësh nga shtëpia e të thuash kush duhet të kthehet e kush jo. PD është sprovuar në elektorat si e përçarë. Duhet të ulemi të kuptojmë pse 280 mijë demokratë nuk shkuan të votonin as Rithemelimin as PD. Nëse Basha do të futet në garë për drejtimin e PD, nuk e di. Unë prej angazhimin serioz të të gjitha strukturave. Një ndër arsyet pse morëm këtë rezultat është se kemi një vit e gjysmë kush është kryetari dhe kush e ka vulën. Kjo është zgjidhur ligjërisht. Është domosdoshmëri bashkimi i demokratëve.

Çollaku tha se kreu i Rithemelimit duhet të vërë partinë të parën dhe të mos i mbartë problemet e tij personale mbi të.

E ftoj zotin Berisha të mendohet dy herë kur shpall armiq brenda PD. Jemi njerëz që kemi kaluar opozitë të gjatë, kemi vuajtur pushtetin e shfrenuar të Edi Ramës. Sali Berisha ka një problem, që boll e transferoi te PD.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Çollaku: Sali Berisha të mendohet dy herë kur shpall armiq brenda PD | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.