MC Networking

Gjykata Administrative nesër shqyrton ankiminin e Alibeajt për koalicionin Meta-Berisha

Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur datën e nesërme për mbajtjen e seancës për shqyrtimin e ankimimit të drejtuesit të komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, për koalicionin e regjistruar nga Ilir Meta dhe Sali Berisha për zgjedhjet e 14 majit.

Alibeaj thotë se ata kryer shkelje të rëndë ligjore duke përdorur simbolet e PD, siglën dhe emrin.

Në seancën e ditës së nesërme që do të mbahet në orën 15:30, ankimimi i Alibeajt do shqyrtohet nga Sokol Ibi;  Manjola Xhaxho; Edlira Petri; Esmeralda Xhili; Alma Kolgjoka.

Alibeaj duket i pakënaqur nga vendimi i Celibashit, pavarësisht faktit se koalicioni “Bashkë Fitojmë”, është regjistruar pa pasur në përbërjen e tij Partinë Demokratike.

Kërkesa fillestare e Partisë së Lirisë si drejtuese ligjore e koalicionit, ishte ajo për të pasur katër parti në përbërje, Partinë e Lirisë, atë Demokristiane, Partinë e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, si edhe Partinë Demokratike me kryetar Sali Berishën.

Por, bazuar në aspektin ligjor, është e pamundur për Berishën të përdorë logot dhe simbolet e forcës së djathtë politike, ndaj ai mbeti jashtë koalicionit ligjërisht.

NJOFTIM PËR MEDIA

Pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, për llogari të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, është paraqitur për shqyrtim çështja Nr. 7 Akti, Datë 27.03.2023 Regjistrimi, me:

PADITËS: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Indrit Sefa;

I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

OBJEKTI: Shfuqizimi i vendimit nr.31, datë 21.03.2023 të KAS “Për mospranimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 37, datë 21.03.2023 të depozituar nga “Partia Demokratike e Shqipërisë”.

Shfuqizimi i vendimit nr. 178, datë 18.03.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, (BF) për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Plotësimin e të metave nga ana e kërkuesit Partia e Lirisë duke ndryshuar Marrëveshjen e Koalicionit duke hequr Partinë Demokratike e Shqipërisë nga referimi në këtë dokument.

Për dijeni, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, me Vendimin nr.178, datë 18.03.2023, objekt i padisë së mësipërme, ka vendosur:

“1. Regjistrimin e Koalicionit “Bashkë Fitojmë” (PL – PDK – PBDNJ) “BF”, si subjekt zgjedhor pjesëmarrës në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023 me parti pjesëtare të tij si më poshtë: a)”Partia e Lirisë” (PL); b) “Partia Demokristiane e Shqipërisë” (PDK); Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ);
2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve;
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij”.

Më datë 28.03.2023 u hodh shorti publik për përcaktimin e përbërjes së Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor dhe, sipas tij, trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët:

1. Sokol Ibi (Relator);
2. Manjola Xhaxho (Anëtare);
3. Edlira Petri (Anëtare);
4. Esmeralda Xhili (Anëtare);
5. Alma Kolgjoka (Anëtare).

Me Vendim datë 28.03.2023 “Për caktimin e seancës gjyqësore dhe lënien afat për plotësimin e të metave të kërkesëpadisë” të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor është caktuar data 30.03.2023, ora 15:30, për zhvillimin e seancës gjyqësore në ambientet e godinës “Poli i Drejtësisë”, salla e konferencave të KLGJ-së, në adresën: Rruga “Ana Komnena”, Tiranë.

Tiranë, më 28.03.2023

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Gjykata Administrative nesër shqyrton ankiminin e Alibeajt për koalicionin Meta-Berisha | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.