MC Networking

Takimi në Ohër, Milo: Rezultat pozitiv nëse palët dakordësohen me 1% të tekstit, sot s’do ketë marrëveshje (VIDEO)

Ish ministri i Jashtëm Paskal Milo në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me takimin e rëndësishëm që po mbahet në Ohër për të cilin u shpreh se marrëveshja është mjaft delikate dhe se ka probleme mes palëve.

Ai tha se do të jetë një rezultat pozitiv nëse palët dakordësohen me 1% të tekstit dhe pse sot nuk beson se do të ketë marrëveshje mes tyre. Sipas tij, ky takim është një mundësi për zbatimin e aneksit të marrëveshjes.

Gjithë vëmendja të paktën e BE-së, por edhe e Uashingtonit është e përqendruar në Ohër sot për shkak të rëndësisë së takimit për arritjen e një marrëveshje Serbi- Kosovë. Tashmë opinioni është njohur me detajet e propozimit franko- gjerman dhe palët drejtpërdrejtë Serbia dhe Kosova e kanë pranuar në parim. 

Sot do pranohet 1% i tekstit që ka të bëjë me zbatimin e aneksit të marrëveshjes në vazhdim që ata e kanë pranuar në parim. Mendoj se është një marrëveshje tepër delikate dhe e rëndësishme dhe fakti që po vonohet tregon që të dyja palët nuk lëshojnë kollaj dhe e kanë të vështirë të pranojnë disa fraza. Prandaj mendoj se nëse palët dakordësohen me 1% të tekstit do jetë rezultat pozitiv. Pra sot nuk duhet të kërkojmë marrëveshje. 

Palët janë tepër refraktarë për 3-4 çështje, sepse ka dhe interpretime kontradiktore, ndryshe interpretohen në Prishtinë dhe ndryshe në Beograd dhe për të përafruar qëndrimet e palëve duhet shumë kohë, dhe duhet që të gjendet një emërues i përbashkët që ti kënaqë të dyja palët prandaj mendoj se sot nuk duhet të presim më shumë se sa një derë e mbetur hapur për të vijuar atë diskutim. Dhe mendoj se pas këtij takimi të sotëm që shpresoj të merret rezultati më i mirë të ketë një vijimësi për zbatimin e aneksit të marrëveshjes. Kaq dimë, bisedimet vazhdojnë midis negociatorëve.

Në vijim ai theksoi se gjithë kësaj kohe nga shkurti dhe këto ditë veçanërisht qoftë SHBA, apo BE, kanë bërë presion të madh tek të dyja palët që të ulen të reflektojnë, bisedojnë dhe të gjejnë një zgjidhje.

Ka ardhur momenti kur ka një diplomaci intensive. Tani Serbia është në pozita shumë më të mira se 20 vite më parë jemi në një negocim që SHBA dhe BE mendojnë se kjo marrëveshje është e rëndësishme jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën por dhe për stabilizimin e rajonit dhe për ti hapur një perspektivë për integrimin në BE dhe NATO. Ka shumë rëndësi që Ballkani perëndimor të qëndrojë një front i stabilizuar.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Takimi në Ohër, Milo: Rezultat pozitiv nëse palët dakordësohen me 1% të tekstit, sot s’do ketë marrëveshje (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.