Autori Ramazan Kica tha në emisionin “Arnautistan” se Skënderbeu ishte një njeri që kishte etje për pushtet, duke shtuar se ishte po ashtu i fuqishëm dhe i mençur.
I pyetur mbi librin më të rëndësishëm mbi Skënderbeun, Kica veçoi Shchmitt-in nga autorët e huaj dhe Plasarin nga ata shqiptarë.
Për hir të së vërtetës studimet më të thella i ka bërë Schmitt, pavarësisht se librin e ka shkruar pak armiqësor me Skënderbeun dhe pak si thellësisht pro sllav. Mua më ka bërë përshtypje ai libër që e kam lexuar shumë herë. Ka sjellë disa të vërteta mjaft të rëndësishme, disa dokumente. Ndërsa nga shqiptarët është Plasari, pavarësisht se ka trajtuar çështjeve në këndvështrimin politik. Madje ai i ka mëshuar çështjes fetare, që mund të ketë edhe të vërtetë, Skënderbeu mund të jetë 100 për qind ortodoks, por mënyra kaq fort që i mëshon më duket pak e rënduar për lexuesin”.
Ndër të tjera, Kica u shpreh se nuk mund të pretendojmë që Sfetigradi ishte në Koxhaxhik.
0 Comments: